LAJMI I FUNDIT:

Deschamps flet pas fitoren ndaj Belgjikës, Kylian Mbappen e Theo Hernandezin

Deschamps flet pas fitoren ndaj Belgjikës, Kylian Mbappen e Theo Hernandezin

Kombëtarja e Francës ka arritur në finale të Ligës së Kombeve pas fitores spektakolare ndaj Belgjikës.

Gjelat ishin duke humbur 0-2 pas pjesës së parë, por me një rikthim fantastik në pjesën e dytë arritën të fitonin 3-2.


Pas kësaj ndeshje ka folur trajneri i Francës, Didier Deschamps që nuk ka fshehur gëzimin për fitoren.

Trajneri francez ka folur edhe për Theo Hernandezin duke thënë se duhet të përmirësohet në fazën defensive, por edhe për Kylian Mbappen.

“Në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, me krenari dhe personalitet, duke hedhur në fushë më shumë agresivitet. Pjesa e dytë ishte e gjitha e jona. Kjo është prova që Franca është konkurruese, por jemi pak me vonesë, pasi kemi ndryshuar edhe sistemin e lojës dhe na duhet kohë që nuk e kemi. Hodha në fushë edhe një të ri si Theo i cili shënoi golin vendimtar në ndeshjen e dytë”.

“Tani në ekip ka shumë konkurrencë. Për Theon kishte kohë që po mendoja, në fakt e kam grumbulluar edhe më parë. Ai mundet të luajë me 4 në prapavijë, e bën te Milani, është interesant në fazën ofensive, por duhet të përmirësohet në atë mbrojtëse”.

“Ndërsa Mbappe ishte i pafat në Evropian, të shënonte këtë penallti ishte një sinjal i favorshëm për Francën”, deklaroi Deschamps.

Tekniku francez u pyet nëse do ta preferonte Italinë në finale, por vet ai tha se nuk do ta preferonte një gjë të tillë.

“Nuk është se do ta preferoja. Të gjithë imagjinonin një finale Itali-Belgjikë meqë belgët janë në vendin e parë të renditjes botërore prej vitesh dhe ne vinim nga dy barazime radhazi. Por në fund do të jetë Francë-Spanjë. Kjo e fundit dje tregoi forcë. Bëri të vuajë Italinë e cila nuk u dorëzua. Njoh mirë Spanjën, kur kanë topin është e vështirë”, tha Deschamps. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori