Lojtari të shtunën ka udhëtuar drejt Norvegjisë, ku për tri javë rresht do të testohet te skuadra Fredrikstad që garon në Ligën e Dytë të këtij shteti.

“Tashmë ndodhem në Norvegji, kurse nga nesër (sot) do të jem në prova te skuadra e Fredrikstad. Në këtë ekip do të testohem për tri javë. Fredrikstad është një klub i madh në Norvegji edhe pse garon në Ligën e Dytë”, deklaroi Dervishaj për SportPlus.


Skuadra në të cilën do të testohet futbollisti nga Istogu ka pretendime për t’u inkuadruar në nivelin elitar, derisa mbrojtësi shpreson se do t’ia arrijë qëllimit.

“Shpresoj që t’i tregoj kualitetet e mia dhe të kam pak fat e t’i kaloj me sukseset provat te ky klub”, përfundoi Dervishaj. Gjatë stinorit vjeshtor, lojtari dha kontribut të madh për Istogun, duke luajtur edhe në mesfushë dhe në të dy krahët e mbrojtjes. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app