LAJMI I FUNDIT:

Dervish Hima, patrioti që Ohri ia dha kombit

Dervish Hima, patrioti që Ohri ia dha kombit

Dervish Hima është njëri ndër rilindasit tanë më të shquar në fund të shekullit XIX dhe fillimit të shek. XX.

Dervish Hima ka lindur në qytetin e Ohrit në vitin 1872. Emri i vërtet i tij është Ibrahim Mehmet Naxhi.
Shkollën fillore e kreu në që qytetin e Ohrit, ndërsa të mesmen në Selanik. Hyri në shkollën e lartë mjekësore-ushtarake të Stambollit, të cilën pas ndjekjeve nga autoritetet osmane e ndërpreu pas dy vitesh.


Kontaktet e para të tij me Murat Toptanin dhe Ibrahim Temon, e shpërngulën kureshtjen dhe vëmendjen e djaloshit të Ohrit, prej mjekësisë ushtarake, në hallet dhe shqetësimet e mëdha që kalonte atdheu i vet. Më pas Ibrahim Naxhiu u njoh me Sami Frashërin dhe veprën e tij në dobi të ardhmërisë kombëtare. Mendohet se pikërisht ka qenë ky moment që të përcaktohet njëherë e përgjithmonë qëndrimi i guximshëm dhe i prerë i Ibrahim Naxhiut, në dobi të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare.

Dervish Hima punoi si ndihmës mësues në Rumani, Belgjikë dhe Zvicër. Ishte atdhetar e publicist i Rilindjes Kombëtare, organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit dhe më 1908 botues i gazetës “Shqiptari” në Stamboll me Eqrem bej Vlorën dhe Hilë Mosin.

Gjendja e vajtueshme në Shqipëri, nuk mund të kalohej në heshtje prej tij ndërsa fqinjët tanë ishin hedhur në sulme të fshehura për të përgatitur copëtimin (siç ndodhi në fakt).Serbët, grekët dhe bullgarët, nuk do të mund të ndaleshin përpara asnjë pengese që të realizonin qëllimet e veta. Duke u ndalur në rrugët e afirmimit të lëvizjes kombëtare shqiptare, Dervish Hima, nga tribuna e kongresit të dytë të Manastirit ngriti fort zërin për një bashkim imediat të shqiptarëve.

”Që sot e tutje nuk ja vlen të përmendim aspak fjalët gegë, toskë, çamër, labër e të tjera, por vetëm shqiptarë…Ne duhet të punojmë siç kanë punue në kohën e tiranisë, vëllezërit tanë, Jani Vreto, Vaso Pashë Shkodrani, Kostandin Kistoforidhi, Ismail Qemali ,më i madhi diplomat i Turqisë dhe shumë të tjerë, të cilët të gjithë së bashku, ortodoks, katolikë e myslimanë punuan si atdhetarë e patriotë të vërtetë.

Dervish Hima e ka parandjerë se qendra e ciklonit të pavarësisë, ishte Kosova. Por nëse kjo qendër do të mbetej vetëm aty, nëse cikloni nuk do të përhapej në krejt vilajetet shqiptare, atëherë pavarësia aq shumë e ëndërruar mund të kishte një fund të dështuar, ose më mirë një dështim që në djep. Së bashku me Hill Mosin dhe një grusht atdhetarësh të tjerë, Dervish Hima merr rrugën për në jug të Shqipërisë. Ai nis menjëherë, me krijimin e komiteteve shqiptare në Korçë, Elbasan dhe Vlorë të cilët duhej menjëherë të përkrahnin pa rezerva kryengritjen e prillit 1912 në Kosovë.

Hima ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë. Më 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë. Në vjeshtë të vitit 1917, ai u emërua inspektor shkolle për rrethin e Tiranës nga autoritetet Austro-Hungareze, dhe në vitin 1920 ai u bë drejtor i parë i Zyrës Shqiptare të medies dhe lajmeve.

Dervish Hima vdiq në Tiranë më 21 maj 1928 në moshën 56-vjeçare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Kurti takon gjeneralin e FSK-së: Nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë

Siguri
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Mjeku konfirmon se ekspertiza mjeko-ligjore është e mundur të dallojë shenjat e dhunës në trupat e fëmijëve të gjetur të mbytur në Shkodër

Lajme
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajçak arrin në ShBA, pritet nga Escobar: Takim shumë produktiv, patëm diskutime të thella

Lajme
Kalo në kategori