LAJMI I FUNDIT:

Derisa sulmet ajrore po ndodhnin, helmetat e bardha shpëtojnë sirianen 9-vjeçe që kishte ngecur nën rrënojat e objekteve të shkatërruara

Derisa sulmet ajrore po ndodhnin, helmetat e bardha shpëtojnë sirianen 9-vjeçe që kishte ngecur nën rrënojat e objekteve të shkatërruara

Një vajzë që kishte veshur një bluzë ngjyrë rozë, kishte mbetur nën rrënojat e objekteve të bombarduara nga sulmet ajrore në veriperëndim të Sirisë, shkruan CNN.

“Kush është mami im”, dëgjohet duke thënë 9-vjeçarja Islam Habra, zëri i të cilës mezi dilte nga frika dhe lotët që i rridhnin nëpër faqe, transmeton Telegrafi.


Por ishin anëtarët e mbrojtjes civile siriane të njohur ndryshe si helmetat e bardha, që mundoheshin ta nxjerrin nga rrënojat edhe pse vazhdimisht kishte sulme ajrore dhe shpërthime pak metra larg saj.

Ndërkaq e ëma e Habra kishte mbetur e vdekur kur një aeroplan luftarak bombardoi shtëpinë. Në atë sulm kishin humbur jetën edhe dy fëmijët e saj të tjerë.

Operacioni për shpëtimin e Habras është filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale nga helmetat e bardha, dhe derisa ata po tentonin ta nxirrnin sulmet ajrore ndodhnin.

“Nuk mund ta lija vajzën”, ka deklaruar Abdullah nga helmetat e bardha për CNN, duke shtuar se ”derisa mundohesh të shpëtosh dikë, duhet vazhdimisht të flasësh me të”.

Abdullah pranoi se nuk kishte mundur t’i tregojë vogëlushes se ëma e saj ishte vrarë në sulmet ajrore, përkundrazi mundohej ta bënte të harroj momentet e vështira derisa po tentonte ta nxirrte nga rrënojat. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Ajo hipi mbi një peshkaqen, pastaj u pendua shumë: Vajza u lëndua në një vend të papërshtatshëm

Amerika

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori