LAJMI I FUNDIT:

Derisa ishte në automjet, dikush e kishte gjuajtur me armë në Mitrovicë – nuk ka të lënduar

Derisa ishte në automjet, dikush e kishte gjuajtur me armë në Mitrovicë – nuk ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në veturë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 20:50 në rrugën tek Kampi Danez në Mitrovicë.


Siç thuhet në raport, përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe  sekuestruar: një fishekë dhe një predhë plumbi, rasti vazhdon të hetohet

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij derisa ishte në veturë. Përveç dëmeve në veturë nuk raportohet për lëndime, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe  sekuestruar: një fishekë dhe një predhë plumbi, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/