LAJMI I FUNDIT:

Derisa Haxhiu kërkon votat e opozitës, një deputet i LVV-së del kundër marrëveshjes për burgjet me qira për Danimarkën

Derisa Haxhiu kërkon votat e opozitës, një deputet i LVV-së del kundër marrëveshjes për burgjet me qira për Danimarkën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, ka deklaruar se nuk do ta votojë marrëveshjen për burgjet me qira në mes të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës.

Ky qëndrim i Gjyshincës vjen në momentin kur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu bënte thirrje të gjithë deputetëve e veçanërisht atyre të opozitës që ta votojnë këtë marrëveshje.

Por, deputeti i LVV-së ka thënë se do të abstenojë në momentin kur kjo marrëveshje të hidhet në votim.


“Në lidhje me pikën të cilën po diskutojmë, dua ta shpreh shqetësimin tim që do të përkthehet pastaj në votë abstenuese. Mbi çfarë ndërtohet ky shqetësim ka të bëjë me një refuzim ideologjik e intelektual që unë e kam përballë nismave të tilla. E shoh në perspektivën e prestigjit të shtetit, të drejtës ndërkombëtare dhe traditës shtetërore që ne reprezentojmë”, ka thënë Gjyshinca.

“Konsideroj se Kosova, se pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, në rend të parë e ka interesin e saj, traditën shtetërore, prestigjin, ruajtjen e sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Dhe kështu ndërtohet prestigji në arenën ndërkombëtare. Për mua intelektualisht është e papranueshme një marrëveshje të tillë, edhe pse kostoja financiare mund të jetë e favorshme për Kosovën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Kosova nuk mund të jetë paradhomë për kriminelë.

“Por, e shoh nga perspektiva neo-kolonialsite me mëlmesa orientale. E kam të pamundur të votoj për këtë marrëveshje. Kosova as nuk mundet as s’duhet të jetë paradhomë për kriminelë e për vepra të ndryshme penale”, është shprehur Gjyshinca.

Ndryshe, në seancën e së enjtes deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për marrëveshjet ndërkombëtare të cilat kishin mbetur në agjendë për muaj të tërë. Kjo është bërë e mundur me pjesëmarrjen edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në votim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori