LAJMI I FUNDIT:

Derisa hante drekën në aeroplan, pësoi një moment shumë të pështirë (Foto)

Derisa hante drekën në aeroplan, pësoi një moment shumë të pështirë (Foto)

Udhëtari që nuk ka dashur të identifikohet, ka treguar për momentin e pështirë që përjetoi derisa po udhëtonte me aeroplan për në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë kohës që ushqehej, një grua që ndodhej para tij është shtrirë dhe ka vënë këmbën afër tabakasë, ku ai mbante ushqimin, transmeton Telegrafi.


Këmba pranë ushqimit

“Më dukej sikur gishti saj hyri në atë që po haja, ishte e tmerrshme dhe gati volla. Mbeta i uritur sepse nuk mund të vazhdoja”, ka thënë ai lidhur me rastin.

Përmes këtij imazhi, po kërkohet që të qëndrohet si duhet në karrige gjatë udhëtimit, në mënyrë që të mos pengohet tjetri. /Telegrafi/