Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti saj, aktori i famshëm turk, Tolgahan Sayisman, së shpejti do të bëhen prindër.

Dhe derisa është në pritje që të bëhet nënë, modelja e njohur ka vendosur ta publikojë një fotografi nga periudha para shtatzënisë.


Ajo duket e mrekullueshme në imazhin veror që vë në plan të parë figurën e saj trupore.

"Kjo është ajo që bën kur je në muajin e nëntë të shtatzënisë... I shikon fotografitë e vjetra", ka shkruar bukuroshja në përshkrim.

Ndryshe, Almeda dhe Tolgahan, të cilët u martuan në vitin 2017, kanë njoftuar se do të bëhen prindër të një djali. /Telegrafi/