LAJMI I FUNDIT:

Deri në fund të shekullit, moti i verës mund të zgjasë gjysmë viti

Deri në fund të shekullit, moti i verës mund të zgjasë gjysmë viti

Moti i verës mund të zgjatet në gjysmë viti deri në fund të këtij shekulli nëse nuk bëhen përpjekje zbutëse për ndryshimin e klimës, sipas një studimi të ri.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, rreth 60 viteve të kaluara, vera është zgjatur në 17 ditë mesatarisht në të gjithë globin.


“Verat po bëhen më të nxehta dhe më të gjata, derisa dimrat më të shkurtër dhe të ngrohtë për shkak të ngrohjes globale”, tha Yuping Guan, autori kryesor i studimit.

Sigurisht, verat më të gjata mund të tingëllojnë shumë mirë për një pushim familjar, por ky sezon i zgjatur mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tonë, mjedisin dhe bujqësinë.

Valët e nxehtësisë mund rriten më gjatë, sëmundjet që vijnë nga mushkonjat mund të bëhen më të përhapura, sezoni i alergjive nga poleni mund të bëhet më i rëndë dhe sezoni i rritjes së të korrave do të jetë më i gjatë. /Telegrafi/