LAJMI I FUNDIT:

Deri në çfarë mase mund të përkeqësohen tensionet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut?

Deri në çfarë mase mund të përkeqësohen tensionet mes Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut?

Koreja e Jugut bëri thirrje për stërvitje të përbashkëta bërthamore me SHBA-në të hënën, pas një raundi tjetër të testeve të raketave balistike të Koresë së Veriut që shënuan një rekord të vitit 2022. A do të përshkallëzohen tensionet midis dy Koreve deri në pikën e thyerjes në vitin 2023?

Pas një viti të shënuar nga teste të përsëritura raketash të Koresë së Veriut, fillimi i vitit 2023 po duket shumë sikurse viti 2022 – pasi Pheniani kreu një tjetër testim rakete me rreze të shkurtër veprimi më 1 janar. Kjo erdhi pasi Koreja e Veriut mbylli vitin me tre teste në natën e Vitit të Ri, raporton France24, transmeton Telegrafi.


Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un bëri thirrje pak ditë më parë për një rritje “eksponenciale” të arsenalit bërthamor të vendit këtë vit, duke përfshirë prodhimin masiv të raketave me kokë bërthamore. Në fjalimin e tij, Jong-un gjithashtu e përshkroi në mënyrë eksplicite Korenë e Jugut si një “objektiv”.

Kjo tregon shumë, tha Christoph Bluth, një ekspert për dy Koretë në Universitetin e Bradfordit sepse Pheniani historikisht e shmangu termin sepse duhej të ruante idenë e “ribashkimit të dy popujve vëllezër”.

Disa ngjarje nga ditët e fundit tregojnë se “ne jemi në një situatë shumë shqetësuese” kur bëhet fjalë për Korenë e Veriut, tha Danilo delle Fave, një studiues i asociuar në Ekipin Ndërkombëtar për Studimin e Sigurisë në Verona.

E para e tillë ishte kur Koreja e Veriut dërgoi pesë dronë në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut më 27 dhjetor, duke sfiduar sistemin e mbrojtjes ajrore të Seulit. “Koreja e Veriut donte të dëshmonte se mund të demonstronte sukses në këtë fushë – gjë që fqinji i saj jugor nuk e ka bërë ende, edhe pse Koreja e Jugut ka një avantazh teknologjik”, tha Bluth.

Një perspektivë e paprecedentë

Ditë më parë, presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Seok-yeol i cili dha një intervistë për gazetën Chosun Ilbo tha se “ombrella bërthamore” e SHBA-së dhe “parandalimi i zgjeruar” nuk mjaftojnë më për të siguruar koreano-jugorët. Yoon befasoi shumë vëzhgues duke bërë thirrje për stërvitje të përbashkëta bërthamore me SHBA-në.

“Kjo nuk do të thotë se Seuli po planifikon të sigurojë armë bërthamore në të ardhmen e afërt”, tha Bluth.

Por, në çdo rast, stërvitjet e përbashkëta bërthamore me SHBA-në do të ishin një “hap i paprecedentë” për Seulin si dhe për Washingtonin, vuri në dukje delle Fave.

Stërvitje të tilla do të konsistojnë në simulimin e një sulmi bërthamor të Koresë së Veriut dhe përgatitjen për një përgjigje, “si konvencionale ashtu edhe bërthamore”, tha delle Fave. SHBA-ja do t’i mësojë aleatit të saj se si ta mbështesin atë në kryerjen e një kundërsulmi bërthamor ndaj Koresë së Veriut me armë amerikane nga toka e Koresë së Jugut.

“Do të ishte hera e parë që një vend jo anëtar i NATO-s [Washingtoni e klasifikon Korenë e Jugut si një aleat të madh jo-NATO] është trajnuar për të trajtuar armët bërthamore”, shtoi delle Fave.

Sipas gazetës Chosun Ilbo, Washingtoni është i hapur ndaj perspektivës – megjithëse administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka refuzuar ta konfirmojë këtë zyrtarisht, raportoi Reuters. Kur gazetarët në Shtëpinë e Bardhë e pyetën Biden nëse kishte ndonjë diskutim të vazhdueshëm midis SHBA-së dhe Koresë së Jugut për stërvitjet e përbashkëta bërthamore, Biden u përgjigj me “jo”.

Megjithatë, perspektiva e thjeshtë e ushtrimeve të tilla dërgon një sinjal për Phenianin. Ngritja e perspektivës është një mënyrë për ta “bërë Korenë e Veriut të kuptojë se në rast të një bombardimi nga ana e tyre, mund jetë një shumë e mundur një hakmarrje bërthamore, edhe nëse vetë Koreja e Jugut nuk ka asnjë armë bërthamore”, tha Bluth.

Është gjithashtu një mënyrë për të ushtruar presion në pikën e dobët të Kim Jong-un.

“Një nga frikërat më të mëdha të regjimit të Koresë së Veriut është se fqinji i tij jugor do të fitojë aftësi bërthamore”, tha delle Fave. Në këtë rast, stërvitjet e përbashkëta me SHBA-në do t’i lejonin Seulit të bënte diçka paradoksale – duke u përgatitur derisa qëndron zyrtarisht i përkushtuar të mos përdorë armët bërthamore.

Llogaritja e gabuar e Kim Jong-un

Njoftimi është pjesë e një ndryshimi më të gjerë të qasjes të miratuar nga qeveria konservatore e Yoon Seok-yeol, e cila mori pushtetin në maj të vitit 2022. “Qeveria e Yoon ka bërë një shkëputje të plotë me qasjen diplomatike të paraardhësit të tij liberal ndaj Veriut; dhe përshkallëzimi aktual i tensioneve është pjesërisht rezultat i këtij qëndrimi shumë më të ashpër ndaj Phenianit”, tha delle Fave.

Yoon madje ka treguar se ai synon të cilësojë Korenë e Veriut si një vend “armik” për sigurinë kombëtare, pasi ajo etiketë zyrtare u hoq në vitin 2018.

Ndërkohë, Pheniani ka mbetur i bllokuar që nga samiti i vitit 2018 me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump, tha Bluth. “[Këshilltari i atëhershëm i Trump për sigurinë kombëtare] John Bolton parashtroi parimin se Koreja e Veriut duhej të hiqte qafe plotësisht programin e saj bërthamor përpara çdo lehtësimi të sanksioneve – dhe Pheniani absolutisht nuk mund ta pranonte këtë”.

Përballë qasjes së ashpër të administratës Trump ndaj Koresë së Veriut, i ndjekur nga përqendrimi i administratës së Bidenit në Rusi dhe Kinë, Pheniani zgjodhi të “rriste presionin ndaj Koresë së Jugut, me shpresën se Seuli do ta shtynte aleatin e tij amerikan të zbusë pozicionin e tij ndaj Phenianit”, potencoi Bluth.

Por kjo ishte një llogaritje e gabuar nga ana e Kim Jong-un, vazhdoi Bluth. “Yoon nuk po reagon aspak siç priste Jong-un – përkundrazi, ai po e shtyn Washingtonin që të përfshihet më shumë ushtarakisht në rajon”, tha ai.

Në të vërtetë, Yoon po i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut duke i kërkuar SHBA-së që t’i sigurojë Seulit më shumë armë. “Ne po shohim aktualisht militarizimin e Koresë së Jugut”, vuri në dukje Bluth.

Pavarësisht të gjithave, të dy analistët ishin shumë të qartë se përshkallëzimi aktual i tensioneve nuk ka gjasa të shpërthejë në konflikt të hapur. “Koreja e Veriut e di se ka kufizime të dallueshme se sa larg mund të shkojë, sepse është e varur ekonomikisht nga Kina, e cila nuk dëshiron që gadishulli Korean të përfshihet në konflikt”, tha delle Fave. Në çdo rast, vazhdoi ai, Pheniani e di se “SHBA-ja mund ta mposht atë ushtarakisht”.

Megjithatë, të dyja vendet po luajnë një lojë të rrezikshme, nënvizoi delle Fave. “Ekziston gjithmonë rreziku që një aksident fatkeq të bëjë që situata të dalë jashtë kontrollit”, tha ai. Në këtë aspekt, vendosja e dronëve të Koresë së Veriut në mes të tensioneve të ndezura krijon mundësinë e një incidenti të paqëllimshëm me pasoja të rënda.

Dhe edhe nëse nuk ndodhin aksidente të tilla, tha Bluth, fakti mbetet se Koreja e Veriut po kryen shumë teste raketash balistike, ndërsa Koreja e Jugut është gjithnjë e më e ashpër. Kjo tani mund të bëhet “situata normale e re”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori