LAJMI I FUNDIT:

Deri më 2025 BMW do të ketë më shumë makina elektrike se sa nga linja M (Foto)

Deri më 2025 BMW do të ketë më shumë makina elektrike se sa nga linja M (Foto)

Trendit të EV, prodhuesi gjerman i ka hyrë me shumë seriozitet

Në botën e industrisë së automobilizmit, gjërat po ndryshojnë me shpejtësi shumë të madhe, transmeton Telegrafi.


Elektrifikimi që dikur ishte çështje e organizatave që merren me mbrojtjen e ambientit, tani është në agjendën e krijuesve më të rëndësishëm të veturave.

BMW është shumë e përkushtuar ndaj elektrifikimit, megjithëse jo në nivel të njëjtë me GM që do t’i largojë në tërësi të gjitha makina me ndezje të brendshme.

Green Car raporton se deri më 2025, prodhuesi gjerman BMW do t’i prodhojë 12 makina tërësisht elektrike, dy prej të cilave i lanson gjatë vitit që vjen.

Meqenëse në modelin M nuk janë më shumë se shtatë lloje, kjo lë të kuptohet se sa e përkushtuar është BMË në EV dhe të ardhmen e këtij sistemi.

Kjo linjë do të vazhdojë të rritet, por vështirë t’ia kalojë me numra elektrifikimit, pasi që BMW planifikon edhe 13 hibridë të ri. Në përgjithësi, 25 makina elektrike të reja, brenda gjashtë vitesh. /Telegrafi/