LAJMI I FUNDIT:

Dërgimi i ushqimit lulëzoi në Kosovë gjatë pandemisë – Pizza Crust, model i suksesshëm

Dërgimi i ushqimit lulëzoi në Kosovë gjatë pandemisë – Pizza Crust, model i suksesshëm

Pandemia globale pati ndikim në ekonominë e shumë shteteve dhe rezultoi me mbylljen apo falimentimin e shumë bizneseve të vogla dhe të mesme. Ndikimi ishte i madh sidomos në industrinë e ushqimit dhe gastronomisë. Ato patën vështirësi në adoptim të kushteve të vendosura nga institucionet pasi që nuk u lejohej të shërbenin klientët brenda në lokal, e si rrjedhojë patën kriza të mëdha financiare.

Në vendin tonë restorantet dhe industria e gastronomisë patën humbje financiare dhe shumë prej tyre zvogëluan numrin e punëtorëve, e disa prej tyre u detyruan të mbyllen. Ato filluan të zgjerojnë shërbimet e tyre duke ofruar ushqim me vete dhe dërgesa të ushqimeve në shtëpi.

Pizza Crust në Prishtinë, përdori një sistem sipas të cilit ia doli që të mbajë të gjithë stafin në punë dhe këtë e bëri duke e ofruar shërbimin merr me veti dhe atë të dërgesave në shtëpi.

Sipas Ekrem Tahirit nga Pizza Crust arsyet kryesore të rritjes së suksesshme të shërbimit të dërgesave ishin se shumë klientë ishin në shtëpi për shkak se shkollat dhe shumë institucione u mbyllën.

“Ne investuam ne këtë drejtim duke e rritë numrin e punëtorëve dhe flotën e makinave për të ofruar shërbim sa më të shpejtë dhe korrekt për klientët e tanë.

Personeli është i kujdesshëm duke mbajtur pajisjet mbrojtëse (maskat, dorëzat dhe dezinfektuesin) gjatë gjithë kohës, si dhe cilësia e picave dhe shërbimi i ofruar janë në nivel shumë të lartë dhe sipas kërkesave të klientëve”, shtoi Tahiri.

Po ashtu, Pizza Crust përgatiti shumë oferta për klientë e saj gjatë periudhës së pandemisë dhe ky është një faktor shtesë për funksionimin e suksesshëm të saj.

Kjo i mundësoi Pizza Crust-it të mbijetojë dhe të vazhdojë të operojë përkundër rrethanave shumë të vështira.

Biznesi zhvillon raporte të shkëlqyera me klientët e saj gjatë viteve dhe ato vazhdojnë të jenë të rëndësishme për funksionimin e suksesshëm të shërbimit të dërgesave.

Menaxhmenti i Pizza Crust janë përgatitur që edhe në këto kufizime të punës nga institucionet, të funksionoj sa më mirë.

Ata do të vazhdojnë të ofrojnë ushqim të shijshëm të përgatitur me përbërës të freskët dhe shërbim cilësor, në periudhën e lejuar për të ofruar shërbime.

Institucionet shtetërore duhet të jenë të gatshme ta ndihmojnë sektorin e gastronomisë, si sektori më i goditur në vendin tonë.

Ato duhet të kenë parasysh se ky sektor është kontribuues i madh i thesarit të shtetit, si me pagesën e tatimeve ashtu edhe punësimin e një numri të madh punëtorësh. Qeveria duhet të ndaj subvencione apo të ofrojë lehtësime të përkohshme tatimore dhe të kërkoj nga bankat komerciale që të mundësojnë kredi me norma të ulta të interesit për këtë sektor dhe sektorët tjerë që preken më së shumti nga kufizimet.

Kjo do t’i ndihmojë ekonomisë që të përballojë krizën e shkaktuar nga pandemia dhe që të funksionojë me sukses në të ardhmen.

Artikull i sponzorizuar