LAJMI I FUNDIT:

Derbi i zjarrtë i Tiranës pa fitues, gara për titull mbetet e hapur

Derbi i zjarrtë i Tiranës pa fitues, gara për titull mbetet e hapur

Nuk ka fitues në “Air Albania”, pasi derbi i zjarrtë i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit u mbyll 1-1.

Reklama

Në një stadium të mbushur me tifozë dhe me një atmosferë fantastike, lojtarëve nuk u mbetej gjë tjetër veçse të shtonin hijeshinë e kësaj sfide me lojën e tyre në fushë.

Pjesa e parë ishte më e qetë dhe e kontrolluar nga të dy ekipet, ndërsa e dyta nisi me një tjetër ritëm.

Victor Da Silva e dëshmon formën e tij mjaft të mirë edhe në derbi. Seria e tij e golave vazhdoi edhe ndaj Tiranës, kur në minutën e 53-të kombinohet bukur me Cristian Mba shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.

Por kur dukej se Partizani do të dilte me tre pikët nga stadiumi, del në skenë Ardit Deliu.

Mesfushori i Tiranës godet nga një distancë prej 30 metrash, duke lënë të shtangur portierin Rexhepi për të shënuar për 1-1.

Një gol spektakolar që Tiranën e mban në krye të tabelës së renditjes.

Derbi i kryeqytetit lë të ndezur garën për titullin kampion, pasi diferenca tashmë mbetet dy pikë mes Tiranës dhe Partizanit, kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Zidane pranon të marrë drejtimin e Marseilles, por vetëm me një kusht

Ligue 1
Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Mesut Ozil krijon 'skuadrën e ëndrrave' të Ligës së Kampionëve këtë sezon, shumë zgjedhje befasuese

Liga e Kampionëve
Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Liverpool ka gjetur një zëvendësues për Mohamed Salah, për të do të paguhen 60 milionë euro

Premier League
Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Arrihet marrëveshja mes Fury dhe Usyk, meç do të zhvillohet në dhjetor ose janar në Arabinë Saudite

Boks
Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

Debat i ashpër mes Ancelottit dhe Vinicius Jr në mes të ndeshjes, në fund dyshja nuk u përshëndet fare

La Liga
Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

Atalanta me dedikim special për Berat Gjimshitin

Serie A
Kalo në kategori