Derbi i zjarrtë i Madridit dhe lufta e Liverpoolit pasi City pret Chelsean – fundjavë e madhe në futbollin evropian

Fundjava në futbollin evropian pritet të jetë tejet atraktive me duele të mëdha që mund të ndikojnë në renditjen tabelare të ekipeve.
Në Ligën Premier është luftë e zjarrtë për pozitat e parë në tabelë, ku Liverpooli do të mundohet t’i kthehet fitoreve, kurse City ka një derbi në shtëpi ndaj Chelseat.
Në Serie A duken gjërat qartë në tabelë, por jo edhe për vendet tjera, ku Interi do t’i shkojë Parmas në udhëtim në sfidën e vështirë.
Në anën tjetër Atletico Madridi e pret rivalin e përbetuar, Realin në sfidën që mund të definojë pak sa luftën për titull pasi Barcelona i shkon Bilbaos në San Mames.
Atletico Madrid – Real Madrid
Koha: 9 shkurt (e shtunë) – 16:15
Transmetimi: Supersport Kosova 2, Supersport 2
Gara: La Liga
Atletico Madridi është në luftë të ashpër për titull me Barcelonën dhe pas humbjes nga Betisi ka rastin t’i bëjë gjërat mirë kur pret rivalin e përbetuar, Real Madridin në Wanda Metropolitano.
Por, forma e Real Madridit që nxori barazim në Camp Nou jep shpresë për një duel të zjarrtë lokal.
Liverpool – Bournemouth
Koha: 9 shkurt (e shtunë) – 16:00
Transmetimit: Supersport Kosova 1
Gara: Premier Liga
Liverpooli vjen nga dy rezultate jo të mira pasi që dihet se barazimet nuk kryejnë punë në luftë për titull.
Bournemouthi viziton Anfieldin dhe Shaqiri me shokë do të provojnë që të bëjnë më të mirën për t’u rikthyer te rrugët e fitores, përndryshe rrezikohet gara për titull.

Manchester City – Chelsea
Koha: 10 shkurt (e shtunë) – 17:00
Transmetimit: Supersport Kosova 1
Gara: Premier Liga
Manchester City e ka obligim të triumfojë në duelin e radhës, por ky obligim vështirësohet tej mase kur dihet se kundërshtar është Chelsea.
Për djemt e Maurizio Sarrit fitorja është detyrim, por City në shtëpi duhet të triumfojë dhe kjo e bën ndeshjen dramatike e cila transmetohet në Supersport Kosova1.

Ndeshjet tjera që vlen të përmenden:
E shtunë:
Fulham – Manchester United (9 shkurt, 13:30, SSK1)
Parma – Inter (9 shkurt, 20:30, SSK1)
E diel:
Sassuolo – Juventus (10 shkurt, 18:00, SSK1)
Milan – Cagliari (10 shkurt, 20:30, SSK1)
Bilbao – Barcelona (10 shkurt, 20:45, SS3)
Aksionin e madh futbollistik të kësaj fundjave mund ta shikoni duke u abonuar në platformën më atraktive televizive, IPKO, që ofron kanalet më të mira për të përjetuar futbollin më të mirë në shtëpinë tuaj.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë