LAJMI I FUNDIT:

Derbi në mes Tiranës dhe Partizanit ndërpritet për një arsye të çuditshme (Foto)

Derbi në mes Tiranës dhe Partizanit ndërpritet për një arsye të çuditshme (Foto)

Është ndërprerë derbi i madh lokal i Tiranës.

Derbi më i madh në Shqipëri, ai në mes të Tiranës dhe Partizanit është ndërprerë përkohësisht.


E gjithë kjo ndërprerje erdhi pas ndaljes së energjisë elektrike brenda stadiumit të skuadrës së Tiranës, Selman Stërmasi, shkruan Telegrafi.

foto

Energjia elektrike u ndërpre sa ishte duke u zhvilluar ndeshja në pjesën e dytë apo më saktë rreth minutën e 63-të, ndërsa ende nuk dihen arsyet e plota të kësaj ndërprerje, por flitet për një prishje të kabllos që sjellë energjinë në stadium.

foto1
Drita që vijnë nga tifozët

Ndryshe, rezultati ishte i barabartë 0-0 kur ndodhi kjo gjë e çuditshme për futbollin evropian, por jo edhe për atë shqiptar. /Telegrafi/