LAJMI I FUNDIT:

Der Standard: OBRM-PDUKM i ka prishur marrëdhëniet me Partinë Popullore Evropiane

Der Standard: OBRM-PDUKM i ka prishur marrëdhëniet me Partinë Popullore Evropiane

Kriza në partinë e opozitare nacional-konservatore OBRM-PDUKM ka eskaluar, shkruan gazeta austriake “Der Standard” në edicionin e saj të fundjavës, duke iu referuar zhvillimeve më të fundit në kampin e partisë maqedonase.

Gazeta austriake shkruan se OBRM-PDUKM që nga viti 2006 deri në vitin 2017 ishte në pushtet para se të binte në krizë për shkak të abuzimit me funksionet, por edhe pas dy vitesh nuk u reformua për një fillim të ri. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet për mbajtjen e burgut dy vjeçar për blerjen në mënyrë ilegale të mercedesit të shtrenjtë, përcjell “Faktor”.


Gjithashtu “Der Standard” shkruan se Gruevski është i dyshuar për pranimin e donacioneve të paligjshme nga miliona dollarë dhe investimet e tyre në blerjen e pasurive të patundshme, ku shtojnë se OBRM është e ndarë thellë, jo vetëm për shkak të veprave penale, por edhe në qëndrimin e saj ideologjike të politikës së jashtme.

“Për shembull, marrëdhëniet me partinë motër, Partia Popullore Evropiane (PPE), janë përkeqësuar. Në fakt, PPE mbështeti zbatimin e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë. Dhe madje edhe brenda Komisionit Evropian, ka pakënaqësi që OBRM-PDUKM është mobilizuar kundër marrëveshjes së Prespës. Pas ndryshimeve kushtetuese që priten të hyjnë në fuqi në janar, pritet ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin grek para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend”, shkruan Der Standard./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori