LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Shqipe Selimi: Dorëheqja e Ramës edhe për ne ishte befasi, por tashmë ushtria është në duar të sigurta

Deputetja Shqipe Selimi: Dorëheqja e Ramës edhe për ne ishte befasi, por tashmë ushtria është në duar të sigurta

Deputetja e LVV-së që është edhe anëtare e Komisionit parlamentar për Siguri ka folur për dorëheqjen e komandantit të FSK-së, Rrahman Rama.

Ajo thotë se Ministri Mehaj është ftuar për raportim në Komisionin për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes pas dorëheqjes së Rrahman Ramës.


Deputetja thotë se opinioni publik nuk duhet të shqetësohet me dorëheqjen e komandantit të FSK-së, pasi sipas saj tashmë ushtria është në duar të sigurta.

“Edhe për neve si anëtarë të Komisionit për Siguri ishte befasi dorëheqja e Rrahman Ramës dhe për këtë do ta kemi Ministrin e Mbrojtjes në raportim. Mirëpo ushtria është në duar të sigurta. Ushtria tashmë është në duar në gjeneral Bashkim Jasharit. Një gjeneral që ne do ta kemi nderin që e kemi në krye të ushtrisë”, tha Selimi në “Debat Plus”.

Selimi thotë se është e pabesueshme që Ministri Mehaj me një karrierë të bujshme ndërkombëtare të bëjë lëshime elementare sa u përket përdorimit të mjeteve të FSK-së.

“Kosova ka institucione stabile. Ministri i Mbrojtjes i di rregullat dhe ligjet. Nuk e besoj se një ministër i tillë me karrierë ndërkombëtare të bëjë gabime të tilla [në lidhje me përdorimin e automjeteve të FSK-së]”, tha ndër të tjera Shqipe Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori