LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e VV-së, Kollçaku: Të fillojë edukata seksuale në shkolla (Video)

Deputetja e VV-së, Kollçaku: Të fillojë edukata seksuale në shkolla (Video)

Deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku, ka thënë se në shkolla duhet të futet lënda e edukimit seksual, në mënyrë që të evitohen raste si ai i Drenasit.

Kollçaku, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se rasti i vajzës në Drenas është një formë e skllavërimit seksual.


“Këto viktima në fillim duhet ta kenë mbrojtjen e shoqërisë. Ne si shoqëri duhet të kalojmë nga fjalët në vepra”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se rasti i Drenasit duhet të shërbejë për fillimin e një debati të hapur në shoqëri dhe të mos ketë më tema tabu.

“Ta zbatojmë legjislacionin aktual, por edhe të plotësojmë legjislacionin duke filluar nga shkolla, ku fatkeqësisht filloi abuzimi i së miturës. Të fillojmë me edukatë seksuale dhe edukatë ligjore në shkolla, që fëmijët të mësojnë për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre… Të mos ketë më tabu-tema”, tha ajo.

Kajtazi: Hulumtimet tregojnë se 40 % e të punësuarave në sektorin publik janë ngacmuar nga “shefat” (Video)
Lexo po ashtu Kajtazi: Hulumtimet tregojnë se 40 % e të punësuarave në sektorin publik janë ngacmuar nga “shefat” (Video)

Kollçaku ka thënë se qendrat sociale që merren me problemet e ndjeshme nuk përkrahen nga institucionet shtetërore.

“Të gjithë ministrat madje edhe zëvendësministrat kanë vetura dhe shkojnë me to në deti, ndërsa këto qendra sociale nuk kanë vetura e as fonde”, tha Kollçaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori