LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së pyet Gërvallen për postimin në Twitter, ministrja sqaron se çfarë ndodhi

Deputetja e PDK-së pyet Gërvallen për postimin në Twitter, ministrja sqaron se çfarë ndodhi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka pyetur ministren e Jashtme, Donika Gërvalla lidhur me një postim të publikuar mbrëmë nga MPJD-ja i cili shkaktoi reagime të shumta.

Musliu-Shoshi në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, tha se ky postim ishte i pa-strukturuar dhe kishte një anglishte të nivelit të parë.


“Mos keni filluar të mendoni se Kosova është më e fortë me qeverinë tuaj, dhe ju do ta merrni barrën për ta sfiduar Rusinë”, ka thënë Musliu-Shoshi.

Në përgjigjen e saj ministrja Gërvalla tha se mbanë përgjegjësinë e plotë politike për atë postim.

MPJ rikthen postimin e fshirë për Rusinë, por me përmirësime
Lexo po ashtu MPJ rikthen postimin e fshirë për Rusinë, por me përmirësime

“Ju jap plotësisht të drejtë, e marr përgjegjësinë politike për atë postim. Duke u munduar në 270 shkronja në mesazh të komplikuar duke lënë anash lidhëset ka shkaktuar një tekst të tillë”, ka thënë Gërvalla.

Ajo më tej ka sqaruar edhe mesazhin që kanë dashur ta përçojnë përmes atij postimi, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë mesazhi ai që Kosova është e fortë.

“Kemi marrë të njëjtin tekst e kemi zgjeruar në fjalorë dhe kemi futur të gjitha lidhëzat që kanë munguar dhe tash kemi një mesazh të kuptueshëm. Është një mesazh që kemi dashur ta përçojmë. Kosova synon dhe do të jetë gjithmonë në anën e aleatëve të saj të rëndësishëm në çdo fazë të lehtë apo të vështirë. Në atë postim nuk shkruan që Kosova është e fortë dhe perëndimi është i dobët, por shkruan që Putini e llogarit që perëndimi të jetë i dobët. Ai mesazh dëshiron të tregojë që Kosova qëndron fort në krahë të aleatëve të saj”, tha Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori