LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së, Adelina Grainca kalon në Vetëvendosje

Deputetja e PDK-së, Adelina Grainca kalon në Vetëvendosje

Pas raundit të parë të votimit, në sallën e Kuvendit ka hyrë deputetja e PDK-së, Adelina Grainca.

Ajo është parë në hollin e sallës së bashku me kryeministrin Albin Kurti, dhe ka votuar në raundin e dytë.

Ndërkaq, lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar edhe nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

PDK, dje kishte bojkotuar seancën, duke thënë se nuk do të marrin pjesë në votimin e Osmanit presidente, e as nuk do të ia bëjnë kourumin e nevojshëm.

Ndërkohë, Presidenti i Kosovës nuk ka arritur të zgjidhet në raundin e parë të votimit, pasi asnjëri nga dy kandidatët nuk arriti të marrë 80 votat e nevojshme të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Vjosa Osmani mori 69 vota, ndërkaq kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta nuk mori asnjë votë dhe të pavlefshme ishin 12 vota.

Tani kuvendi procedon në rrethin e dytë të votimeve, ku po ashtu kërkohen së paku 80 vota për zgjedhjen e presidentit.

Në sallë janë të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.

Ndryshe, me votën Adelina Graincës janë bërë 82 vota në raundin e dytë. /Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori