LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rangellova: Partia e izoluar është parti pa të ardhme

Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Rangellova: Partia e izoluar është parti pa të ardhme

Deputetja e partisë opozitare maqedonase Daniella Rangellova, e cila ishte mesin e atyre që votuan në referendumin e 30 shtatorit, në një intervistë për BIRN ka folur rreth partisë së saj, qeverisjes së Nikolla Gruevsit dhe situatën politike në vend pas referendumit.

Rangellova në lidhje me ndryshimet kushtetuese që janë në rrjedhë thotë se nuk ka informacione se cilat kanë qenë marrëveshjet mes deputetëve të opozitës dhe pozitës për të votuar, ndërsa shtoi se partia e saj do të tejkalojë gjitha vështirësitë dhe do të pozicionohet për anëtarësim në NATO dhe BE, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Mandati i çdo lideri natyrisht përfundon pas tentimit të pasuksesshëm për të formuar qeverinë dhe pas zgjedhjeve të humbura. Dorëheqja e Gruevskit ishte parimore dhe lëvizje e pritur nga ana e tij, pasi para se gjithash si njeri dhe si politikan ka përgjegjësi për partinë dhe për shtetin. Pas humbjes nuk ka shumë hapësira, ose do të largoheni vetë ose do t’ju shkarkojnë”, thotë Rangellova.

Kryetarja aktuale e Unionit të Grave në OBRM-PDUKM, Daniella Rangellova, e tërhoqi vëmendjen e opinionit pasi doli të votojë në referendumin e 30 shtatorit. Ajo tha se ka votuar “kundër” dhe se qëndrimi i saj ka qenë në kuadër të vendimit të partisë.

“Unë me kokën lartë dhe dinjitet në referendum kam votuar “kundër” marrëveshjes së Prespës dhe kjo ka qenë në kuadër të qëndrimit të partisë. Unë veproj në mënyrë transparente në parti dhe për qëndrimin tim se jam kundër bojkotimit e kam thënë hapur dhe nuk pendohem për këtë”, tha Rangellova.

Ajo shtoi se OBRM-PDUKM-ja nuk e ka luajtur rolin e vërtetë në procesin e referendumit dhe arsyeton kritikat e shefit të Partisë Popullore Evropiane, Josef Doll, i cili përmes rrjetit “Twitter” u shpreh i dëshpëruar për rolin dekonstruktiv të partisë opozitare maqedonase.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, Rangellova tha se nuk do të votojë dhe se ky është vendimi i saj.

Rangellova për momentin është në një proces gjyqësor, e akuzuar nga Prokuroria Speciale për protestat në Komunën Qendër në qershor të vitit 2013, ndërsa pjesë e partisë është që nga vitit 2006./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori