LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e LDK-së thotë se grevat janë pasojë e ngritjes së pagave në Qeveri

Deputetja e LDK-së thotë se grevat janë pasojë e ngritjes së pagave në Qeveri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami po vlerëson se grevat në arsim, shëndetësi dhe në Trepçë, kanë ardhur si pasojë e ngritjes së pagave në Qeveri.

Bajrami ka thënë se i përkrahë kërkesat e grevistëve, duke shtuar se këto kërkesa duhet të rregullohen me Ligjin e Pagave.

Ajo ka thënë se pagat e qeveritarëve duhet të zbriten, kurse pagat e grevistëve të rriten, transmeton Telegrafi.

“Asnjëherë nuk kam përkrahë ngritjen e pagave që nuk është bazuar në rritjen ekonomike, i takoj partisë e cila këtë çështje e ka rregullu me Ligj, megjithatë këto ditë jam me juve, sepse e di pse keni hy në grevë. Të gjitha këto greva origjinën e kanë te dyfishimi i pagave në Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji për Pagat që i betonon ato tutje”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Grevë në arsim, grevë në shëndetësi, grevë në Trepçë, grevë në administratë.

Krejt sektori publik në grevë.

– Kush po punon?

– Sektori privat.

– Kush po e mbushë arkën e shtetit?

– Tatimet dhe taksat nga sektori privat (Qeveria ka rritur numrin e inspektorëve).

– A ka grevë në sektorin privat?

– Jo

“Kështu lulëzon ekonomia”

Të nderuar grevistë,

Asnjëherë nuk kam përkrahë ngritjen e pagave që nuk është bazuar në rritjen ekonomike, i takoj partisë e cila këtë çështje e ka rregulluar me Ligj, megjithatë këto ditë jam me juve, sepse e di pse keni hy në grevë. Të gjitha këto greva origjinën e kanë te dyfishimi i pagave në Kabinetin Qeveritar dhe draft Ligji per Pagat që i betonon ato tutje.

Ju bëj thirrje që të mos dorëzoheni! Nëse pagat e juaja nuk ngritën atëherë le të zbriten pagat e politikanëve.

Me draft Ligjin që ka ardhë nga Qeveria në Kuvend, nuk i zbritet paga askujt dhe për këtë ja ku i keni deshmitë:

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori