LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Bajrami: Ministri Murati po më ofendon duke më thënë se “po rren”

Deputetja Bajrami: Ministri Murati po më ofendon duke më thënë se “po rren”

Deputetja e Lidhjes së Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami është përplasur verbalisht me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Bajrami gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës që po flitet për Tatimin në Pronë, ka thënë se Murati e ka ofenduar duke i thënë se po gënjen.


“Mos me flit mbrapa, se mund ta keni fjalën. Kryetar, ministri Murati posa e përmendi fjalën mos rrej. Unë nuk jam duke gënjyer, sepse janë videot”, tha Bajrami.

“E keni shtyrë kuvendin Komunal të Gjilanit për t’i falur 100 eurot, mandej ekspertët financiar të kanë treguar se nuk mund të bëhet. Unë nuk po rrej, nëse dikush po e bën këtë, atëherë jeni ju”, shtoi ai. /Telegrafi/