LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Deputeti ukrainas: Ukraina shumë shpejt do ta njeh Kosovën

Deputeti i Ukrainës në Asamblenë e Këshillit të Evropës (KiE), Oleksiy Goncharenko, thotë se Ukraina së shpejti do të njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, është në interesin e të gjitha vendeve, edhe të Serbisë, që ta pranojnë Kosovën si shtet i pavarur.

Në KiE ku u diskutua për tensionet e fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, ai tha se Kosova duhet të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës si dhe e Bashkimit Evropian.

“Së pari dua t’u drejtohem të gjithë kolegëve, atyre vendeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ukraina, vendi im është njëri prej tyre, unë dërgova projektligjin në Parlamentin ukrainas për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe jam i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt, sepse ky është realiteti dhe ne duhet t’i emërtojmë gjërat si janë. Ky është një shtet i pavarur, tashmë ka ndodhur. Dhe është në interesin e të gjithëve në këtë kontinent për të pranuar realitetin dhe për të ecur përpara, dhe unë dua t’u drejtohem serbëve tani, dhe Serbisë, dhe të them se është në interesin më të mirë të Serbisë ta bëjë këtë”, tha ai, transmeton KP.

Ai tha Serbia nuk duhet të përpiqet të kthejë prapa diçka që e ka humbur.

“Gjermania pas luftës së pare botërore ishte plot me përçarje, ata pranuan katastrofën e luftës së dytë botërore, pas luftës së dytë botërore Gjermania e pranoi realitetin… dhe u bë një vend i begatë, i mrekullueshëm me gjermanë të lumtur në shtetet e tjera dhe gjermanët e lumtur brenda vetë Gjermanisë. Serbia duhet të veprojë absolutisht të njëjtën mënyrë për të ndërtuar një vend normal, për të shkuar drejt Evropës, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, dhe të mos përpiqen të marrin mbrapsht diçka që mendojnë se e kanë humbur, edhe nëse madje mendojnë se e kanë humbur, e kanë humbur përgjithmonë. Dhe tani është koha vetëm për ta pranuar këtë, dhe për të ecur përpara dhe për të mos u dhënë mundësi vendeve si Rusia, si ariu rus, ndonjë tigër tjetër apo dikush tjetër që të përdorin këtë ndarje brenda Evropës, duke u përpjekur të bëjnë thirrje duke u përpjekur të shkaktojnë gjakderdhje, duke u përpjekur për t’i bërë probleme botës së lirë”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori