LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Rexhaj: Të shkarkohet Shpend Maxhuni, pengoi punën hetimore të Policisë

Deputeti Rexhaj: Të shkarkohet Shpend Maxhuni, pengoi punën hetimore të Policisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka kërkuar shkarkimin e shefit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, pas sipas tij, ka penguar punën hetimore të policisë.

Rexhaj thekson se një institucion kaq i ndjeshëm nuk duhet të udhëhiqet nga persona që tentojnë të kapin institucionet e drejtësisë, ndërsa tha se vota e deputetit të LDK-së, Anton Quni kundër iniciativës për shkarkimin e Magjunit është vështirë e shpjegueshme dhe përnjëmend shumë e çuditshme!


Lexoni të plotë postimin e Rexhajt:

“Në takimin e Komisionit për AKI-në kam kërkuar shkarkimin e Shpend Maxhunit, për shkak se duke përdorur pozitën e tij si kreu i një institucioni të rëndësishëm të sigurisë ka penguar punën hetimore të policisë.

Maxhuni ka penguar vendosjen e drejtësisë, përkatësisht ngritjen e kallëzimit penal.

Një institucion kaq i ndjeshëm nuk duhet të udhëhiqet nga persona që tentojnë të kapin institucionet e drejtësisë. Mentalitete të tilla kanë dëmtuar institucionet dhe po e rrënojnë shtetin tonë, prandaj duhet të japin përgjegjësi.

Më një votë epërsi nuk kaloi propozimi im për shkarkim, dhe është e çuditshme se kishte edhe vota opozitare që e pamundësuan këtë.

Vota e deputetit të LDK-së, Anton Quni kundër iniciativës për shkarkimin e Maxhunit është vështirë e shpjegueshme dhe përnjëmend shumë e çuditshme!”. /Telegrafi/