LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Rasim Demiri i bashkohet Grupit parlamentar të AAK-së

Deputeti Rasim Demiri i bashkohet Grupit parlamentar të AAK-së

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit jo shumicë, Rasim Demiri i është bashkuar Grupit parlamentar të AAK-së.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Daut Haradinaj përmes një postimi në Facebook.


“Nga sot Grupit Parlamentar i bashkohet deputeti Rasim Demiri. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Kujtojmë se ditë më parë Grupi parlamentar 6+ është shpërbërë pasi që deputeti Adem Hoxha u largua nga ky grup dhe iu bashkua Listës Serbe. /Telegrafi/