Ditëve të fundit janë shtuar zërat për përfshirjen e Partisë Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës LDK-AAK-NISMA, për shkak të unifikimit për çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Por, deputeti i kësaj partie, Ferat Shala, në një intervistë për Front Online, tha se një gjë e tillë nuk është diskutuar në organet e partisë dhe së të gjitha këto pretendime janë lojëra politike të partive në pushtet.
“Në asnjë nivel dhe në as një moment të caktuar asnjë nga organet e PDK-së as nuk e ka në rend dite e as nuk e ka pasur këtë problematikë. Të gjitha janë lojëra të partive në pushtet që për interesa të tyre të momentin apo strategjike, duke e parë paaftësinë e tyre për punë dhe menaxhim të situatës së pandemisë dhe sfidave që e presin shtetin po kalkulojnë në situata të tilla ku PDK-ja mund të jetë pjesë përbërëse e tyre”, tha ai për Front Online.
Lidhja Demokratike e Kosovës sot nuk ka marrë pjesë në votimin për Projektligjin për Vlerat e Luftës së UÇK-së të iniciuar nga partia e Kadri Veselit.
Lidhur më këtë deputeti Shala thotë se ky Projektligj është keqkuptuar dhe keqinterpretuar.
Deputetit Shala foli edhe për mocionin e ngritur nga Lëvizja Vetëvendosjes për rrëzimin e Qeverisë “Hoti”.
Ai tha se edhe pse Qeveria “Hoti”, është e paaftë për të menaxhuar, nuk e përkrahin në këtë kohë mocionin e Vetëvendosjes.
Ndërkohë lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, dje mori mbështetjen e Këshillit të Përgjithshmen të kësaj parëtie për të kandiduar për President të vendit në vitin e ardhshëm.
Lidhur me këtë, deputeti Shala, tha se partia e Haradinajt asnjëherë nuk e ka pasur shumicën në Kuvend dhe se është një parti e vogël për ta udhëhequr pozicionin e Presidentit.
“Në këtë zhvillim të shtetit të ri të Kosovës në situata të caktuara, liderë të vegjël e të mëdhenj shpeshherë i ka dominuar ambicia se sa arsyeja dhe asnjë logjikë e as ambicie të shëndoshë e as programore nuk të çon te ajo se lideri i AAK-së mund të vijë në pozicionin e Presidentit. Kjo nisur nga fakti se nga paslufta është në politikë dhe asnjëherë nuk ka qenë pjesë e shumicës parlamentare, pra është një parti e vogël – e respektuar për aq sa është, por ta udhëheq pozicionin e Presidentin në asnjë formë në këtë situatë”, ka thënë ndër tjerash ai për Front Online.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Lajçak thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel – por a do të ndodhë një i tillë?
Turizëm në katër stinë – si ka ndryshuar trendi në Shqipëri vitet e fundit
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Thaçit i shkojnë për vizitë në Hagë prindërit e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare