LAJMI I FUNDIT:

Deputeti opozitar në Serbi: Novi Sadin tash e “kontrollojnë” Andrej Vuçiq dhe grupi kriminal i Zvonko Veselinoviqit

Deputeti opozitar në Serbi: Novi Sadin tash e “kontrollojnë” Andrej Vuçiq dhe grupi kriminal i Zvonko Veselinoviqit

Borislav Novakoviq, deputet i partisë opozitare “Lëvizja Popullore e Serbisë’, njëherësh ish-kryetar i qytetit në veri të Serbisë, Novi Sad, ka deklaruar para një tubimi gjatë vikendit se tashmë ky qytet menaxhohet nga Andrej Vuçiq dhe organizata kriminale e orkestruar nga Zvonko Veselinoviq, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe Andrej Vuçiq është vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuciq.


Ky deputet opozitar gjithashtu ka deklaruar se “në Serbi ka një dominim të plotë të krimit në shoqëri – mbi gjithçka”.

Ai vlerësoi gjithashtu se 50 për qind e qytetarëve jetojnë në prag të ekzistencës, që sipas tij është një tjetër arsye pse kjo qeveri duhet të shkojë.

Por, ky ish-kryetar i qytetit të Novi Sadit shpesh ka pyetur ministrat e partisë në pushtet në Serbi dhe Vuçiqin për lidhjet e zyrtarëve edhe të Listës Serbe nga Kosova të cilët sipas tij tashmë janë vendosur në qytetin që dikur e udhëhiqte.

Gjatë muajit qershor, ai në parlamentin e Serbisë kishte bërë disa pyetje në drejtim të ministrave të partisë SNS të Vuçiqit.

“A u transferuan Goran Rakiq, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiciq në Novi Sad?”, kishte pyetur gjatë një seance të Kuvendit të Serbisë ministrin e policisë Bratisllav Gashiq, shkruajnë mediat serbe. 

“A është ai kryetar i Listës Serbe apo i Listës së Novi Sadit? A e zhvendosi veten dhe familjen e tij në Novi Sad dhe a i la njerëzit në mëshirën e Kurtit”, pyeti Novakoviq, shkruajnë mediat në Serbi.

Ai po ashtu ka vlerësuar se është shqetësues fakti që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq “erdhën për të jetuar me të në Novi Sad”.

Ndryshe Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq janë persona në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Ata janë bashkëpunëtorë të ngushtë të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet – ata kanë qenë të lidhur me krime të rënda disa herë, por asnjëherë nuk janë dënuar gjersa presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur fuqishëm të mohojë lidhjet me ta.

SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq
Lexo po ashtu SHBA u vendosi sanksione për krim të organizuar në veri të Kosovës - por kush janë Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq

Radoiçiq ka qenë deri tash nënkryetar i Listës Serbe në Kosovë dhe është personi kryesor, njerëz nga grupi i të cilit kanë vrarë pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në fshatin Banjskë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori