LAJMI I FUNDIT:

Deputeti gjerman, Roth: Vuçiq nuk është më partner i besueshëm, nuk ka vend për miqtë e Putinit në BE

Deputeti gjerman, Roth: Vuçiq nuk është më partner i besueshëm, nuk ka vend për miqtë e Putinit në BE

Situata është jashtëzakonisht shqetësuese në Serbi. Demokracia është në rrezik. Për shumë evropianë dhe miq të përkushtuar të Ballkanit Perëndimor, presidenti serb, Aleknsadar Vuçiq dhe regjimi i tij nuk janë më partnerë të besueshëm.

Nuk ka vend për shërbëtorët e presidentit rus, Vladimir Putinit në Bashkimit Evropian, thotë kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, në një intervistë për Nova.


Ai pohon gjithashtu se Bashkimi Evropian nuk e ka më luksin të mos ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi.

Alarmon Cameron, thotë se Rusia e Serbia po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit
Lexo po ashtu Alarmon Cameron, thotë se Rusia e Serbia po planifikojnë destabilizimin e Ballkanit

“Ne nuk duhet të jemi indiferentë nëse parimet themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit bien nën presion në një nga vendet tona partnere. Madje ka edhe detyrim për të ndërhyrë”, thotë Roth.

Gjatë mandatit presidencial të Vuçiqit, Serbia e humbi gjithnjë e më shumë statusin e një demokracie, në masën e saj të plotë, thotë deputeti gjerman.

“Parregullsitë zgjedhore konfirmuan edhe një herë këtë trend alarmant. Vëzhguesit ndërkombëtarë në këto zgjedhje raportuan për blerjen e votave dhe përdorimin e votuesve fantazmë në favor të SNS-së në pushtet. Këto janë metoda nga mjetet e një sunduesi autokratik – jo një presidenti që është i përkushtuar ndaj demokracisë dhe shtetit të së drejtës dhe dëshiron ta udhëheqë vendin e tij drejt BE-së”, tha ai.

The Guardian për kapjen e shtetit në Serbi: Një problem për Ballkanin dhe BE-në
Lexo po ashtu The Guardian për kapjen e shtetit në Serbi: Një problem për Ballkanin dhe BE-në

Megjithatë, Vuçiq nuk kërcënon vetëm paqen e brendshme në Serbi, ai gjithashtu shkakton probleme të vazhdueshme edhe në rajon.

“Mos harroni vetëm precedentin me vendosjen e trupave në kufirin me Kosovën, në fund të shtatorit të vitit 2023”, deklaroi deputeti.

Ndryshe, Gjermania është vendi më i zëshëm brenda Unionit që flet rreth parregullsive të zgjedhjeve nacionale, rajonale dhe në disa komuna të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori