Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer vizitoi Prishtinën pas një vizite në Beograd, ku shprehu qëndrimin gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës. Pas tij vizitojnë Beogradin dhe Prishtinë ndy senatorë amerikanë.
Deputeti i Bundestagut gjerman nga radhët e partisë në pushtet CDU të kancelares, Angela Merkel, Peter Beyer, shprehu edhe njëherë në Prishtinë kundërshtimin e Gjermanisë për ndyshimin e kufijve të Kosovës në kuadër të një marrëveshje të mundshme për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Peter Bayer, i cili disa herë kohët e fundit ka vizituar Kosovën, ju bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë. Deputeti gjerman nga Beogradi erdhi të martën në mbrëmje në Kosovë, ku takoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj.
Kosova duhet t’i ruajë kufijtë
“Kosova duhet t’i ruajë kufijtë e vet që ka. Është vërtet e dëmshme, që jo të gjitha shtetet evropiane e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, prandaj në këtë kuadër ju bëjë thirrje 5 vendeve anëtare të BE-së që ta njohin Kosovën. Kosova gjendet para zgjedhjeve parlamentare dhe është një fushatë shumë e shkurtër, kështu që partitë politike i kanë vetëm pak ditë që të fitojnë besimin e elektoratit. Dje isha në Beograd, kam bërë ftesë edhe atje për të rifilluar dialogun me Kosovën. Qeveria e re e Kosovës që duhet të krijohet pas zgjedhjeve, të kthehet në proces pa kushte. Gjermania është e gatshme ashtu sikurse në të kaluarën që ta mbështes Kosovën”, tha Peter Beyer.
Gjermania pro liberalizimit
Vizita në Kosovë e deputetit gjerman nga radhët e CDU-së shihet edhe si një sinjal pozitiv që Gjermania mund të japë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Peter Beyer, tha se ai nuk mund të japë data, por, kjo mund të ndodhë edhe para Krishtlindjeve. “Gjermania është një shtet mbështetës për integrimin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave natyrisht. Ka pasur edhe data, një datë kurrë nuk e kemi cekur nga ana jonë, por vërtetë nuk është e drejtë që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka liberalizim të vizave. Unë nuk do ta jap datën, por, ndoshta do të jetë shpërblim për Kërshëndella”, tha Peter Beyer.
Deputeti i Bundestagut gjerman, përsëriti në Prishtinë deklaratën e javëve më parë nga Hungaria të kancelares Angela Merkel se “Bashkimi Evropian nuk ka të ardhme pa integrimin e Ballkanit Perëndimor”. Sipas tij, kjo është një porosi që duhet të zbatohet.
Rikonfirmimi i qëndrimit gjerman se nuk ka ndryshim të kufijve të Kosovës, e gëzoi kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, duke vënë në pah edhe kundërshtimin e tij të vazhdueshëm ndaj idesë së përfolur për ndryshim kufiri apo, shkembim teritori me Serbinë në kuadër të një marrëveshje finale për normalizim të marrëdhënieve. “Shpreh një falënderim të veçantë jo vetëm në emrin tim, por edhe të gjithë popullit të Kosovës për një qëndrim shumë të qartë dhe vërtet shumë mbështetës për Kosovën dhe integritetin territorial, kufijtë, pra, mos lejimin e lëvizjes së kufijve nga Gjermania, kancelarja Merkel por edhe nga të gjithë CDU dhe kolegët që na kanë përkrahur në vazhdimësi në këtë temë. Mendoj se me këtë e kanë shpëtuar edhe Ballkanin, nga një jo stabilitet serioz dhe për këtë u jam jashtëzakonisht falënderues”, tha kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj.
Angazhim amerikan
Pas vizitës në Beograd dhe Prishtinë të deputetit gjerman të CDU-së Peter Beyer, këto dy qendra gjatë ditës së mërkurë vizitohen edhe nga dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, njoftoi ambasada amerikane në Prishtinë. Senatorët amerikanë në Beograd dhe Prishtinë, do të diskutojnë me palët lidhur me procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Senatorët amerikanë ishin nisur për vizitë në Moskë në kuadër të një delegacioni të Kongresit amerikan, por atyre ju ndalua hyrja në Rusi. “Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për qeverinë e re të Ukrainës dhe për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, shkroi në twitter senatori Chris Murphy. Dy senatorët amerikanë vizitojnë Kosovën vetëm pak ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi diplomatin Matthew Palmer, si Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor. Palmer, i cili pritet të angazhohet drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi, gjatë një vizite në Slloveni deklaroi se “SHBA ka dëshirë që një marrëveshje Kosovë-Serbi, të ketë pikë qendrore një njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve”. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre