LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Berisha kundër rritjes së pagës dhe mëditjeve për deputetët

Deputeti Berisha kundër rritjes së pagës dhe mëditjeve për deputetët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha është shprehur kundër rritjes së pagës dhe mëditjeve për deputetët.

Ai thotë se deputetët paguhen mjaftueshëm, bile edhe më shumë për punën që bëjnë.


Lexoni të plotë deklaratën e tij:

“Unë Veton Berisha deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përfaqësues i komunitetit egjiptian deklarohem publikisht kundër dhe do të votoj kundër çfarëdo lloji të rritjes së pagave për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mendoj dhe konsideroj se deputetët shpërblehen mjaftueshëm bile edhe e tejkaluar në krahasim me punën e disa prej neve që e bëjmë dhe atë duke u bazuar edhe në përkushtimin tonë të sinqertë për ndryshimin e gjendjes ekonomike për qytetarët tonë.

Aq më tepër unë kam arsye shumë më të madhe për të votuar kundër nga se përfaqësoj një komunitet i cili gjendja e tij ekonomike nuk është për të u dëshiruar ku një pjesë e madhe e tyre ballafaqohet me mbijetesën dhe jeton nga asistenca sociale.

Mendoj dhe konsideroj se rritja ekonomike në Kosovë do të duhej të reflektoj në rritje të gjendjes ekonomike të qytetarëve të Kosovës dhe në asnjë mënyrë të deputetëve si përfaqësues të popullit.

Pra unë do të votoj kundër çfarëdo rritje të pagave për mua dhe kolegët e mi deputet”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori