LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i AAK-së propozon që Rugova të shpallet komunë turistike

Deputeti i AAK-së propozon që Rugova të shpallet komunë turistike

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në seancën e sotme të Kuvendit propozoi që Rugova të shpallet komunë turistike.

Para deputetëve, ai tha se që nga viti 2012 dora e shtetit në këtë zonë është ndëshkuese, shkruan Telegrafi.


“Çka bëri shteti i Kosovës për këtë zonë? I mbylli shkollat dhe stacionet shëndetësore. Në mungesë të kushteve, rugovasit u detyruan të shpërngulen nga Rugova. Nga 2 mijë banorë rezidentë sa ishin në vitin 2000, sot janë 400”, deklaroi Dreshaj.

Ai tutje shprehu shqetësimin edhe për bizneset, të cilat tha se nuk po pajisen me leje ndërtimi të mirëfilltë nga shteti.

“Të gjitha bizneset që janë ndërtuar në këtë zonë dhe paguajnë taksa të majme për vendin, janë gjysmëlegale”, u shpreh deputeti opozitar.

“Pse ndodhi krejt kjo? Deputetë, ju pyes cili ligj e ruajti këtë pasuri kombëtare-shtetërore? Si deputet i kësaj treve, kërkoj që Rugova të shpallet komunë turistike. Që prona private të shfrytëzohet sipas ligjeve në fuqi. Prona pyjore të menaxhohet bazuar në ligjet. Zonimi hapësinor po ashtu të bëhet në mënyrë korrekte”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori