LAJMI I FUNDIT:

Deputetëve iu ipet edhe një mundësi e re për të mbështetur sportistët

Deputetëve iu ipet edhe një mundësi e re për të mbështetur sportistët

Nesër do të mbahet seancë e jashtëzakonshme ku do të tentohet që për herë të tretë të votohet në lexim të dytë projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimi i amendamentit 5 të propozuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime.

Votimi në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave ka dështuar në dy raste, ku deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në votim. Ky projektligj njëherë kishte arritur të marrte 60 vota dhe javën e kaluar ka marrë 55 vota.


Mos votimi i këtij projektligji nga ana e deputetëve të opozitës ka marrë kritika të shumta nga sportistët, ku është thënë se nuk po votojnë një projektligj që i hap rrugë investimit në sportin kosovar.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që është propozuesi i amendamentit 5, që mundëson funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime, thotë se deputetët opozitarë për shkak të kalkulimeve politike po dëmtojnë sportistët.

Ai tha se sportistët janë ata që po e bëjnë krenar çdo ditë vendin, prandaj edhe ata duhet që të jenë në shërbim të tyre.

Ai për KosovaPress tha se amendamenti i propozuar nga ai ka qenë kërkesë e investitorëve dhe e sportistëve.

“Ka qenë kërkesë e investitorëve, e donatorëve dhe e sportistëve që të kenë një ligj të veçantë për sponsorizimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit. Prandaj edhe e kemi miratuar ligjin i cili ka hyrë në fuqi me 19 janar 2017, por që nuk është zbatuar nga Administrata Tatimore me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjin për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe zbritjet e lejuara tatimore që parashihen sipas ATK-së. Mendoj që ligji ka pasur mundësi të zbatohet nga ATK”, tha ai.

Deputeti Haxhiu beson së deputetët nesër do të reflektojnë dhe të votojnë për të ndihmuar dhe zhvilluar sportin.

Në seancën e javës së kaluar projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe amendamenti i propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu nuk kishte arritur që të kalonte. Deputeti i AAK-së Blerim Kuçi kishte votuar kundër.

Kuçi për KosovaPress ka thënë se nuk ka votuar kundër ligjit për Sponsorizime e as ligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, por kundër amendamentit të propozuar nga deputeti Haxhiu.

Ditë më parë xhudistët kosovar në Lojërat Evropiane “Minsk 2019” të mbajtura në Bjellorusi, vendit i sollën medalje të shumta, e ata pas këtij suksesi kanë kërkuar që deputetët të votojnë projektligjin.

Trajneri i xhudos Driton Kuka, dje pasi është kthyer nga Minsku ka uruar që ky sukses i tyre të shërbejë si reflektim për ata deputetë që nuk e kanë votuar Ligjin për Sponsorizim në mënyrë që ta bëjnë këtë dhe sportistët të shpërblehen për mundin e tyre.

“Po pres që ata deputetë që se kanë votuar Ligjin për Sponsorizim të reflektojnë sepse garuesit dhe sportistët për djersën që e derdhin në stërvitje meritojnë që të kenë përkrahje edhe për këtë ligj”, ka thënë dje Kuka pasi ka ardhur nga Bjellorusia.

Seanca e jashtëzakonshme për votimin në lexim të dytë i projektligjit për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe votimi i amendamentit 5 që mundëson harmonizimin dhe funksionalizimin e Ligjit për Sponsorizime, do të mbahet nga ora 10:00./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë - 19 vjet burgim së bashku për dy të pandehurit

Drejtësi

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Armë

Armë "Made in Albania" brenda vitit 2030, deputeti zbulon çfarë do të prodhojë Shqipëria

Lajme
Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia vihet në kërkim të Enver Sekiraqës, kërkon ndihmë edhe nga qytetarët për arrestimin e tij

Lajme
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë

Kronika e Zezë
Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Takimi Osmani-Stoltenberg, deklarata për zbarkimin në veri dhe kundërpërgjigja e presidentes

Lajme
Kalo në kategori