Deputetët e legjislaturës së nëntë e cila ende nuk është konsistuar, nuk do t’i marrin pagat e tyre në fund të muajit prill e as në ditët e para të majit.
Kjo për faktin se 120 deputetët e kësaj legjislature janë betuar më 19.04.2025, dhe nuk e kanë bërë një muaj të plotë pune.
Rrjedhimisht, ata do ta marrin pagën e parë tek në fundit të muajit maj, në të cilën do të përllogaritet edhe angazhimi gjatë muajit prill.
Kjo u konfirmua për Kallxo nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.
“Pagat e deputetëve llogariten nga dita e betimit të tyre. Për shkak që betimi është bërë më 19 prill, pagat e këtij muaji do të procedohen me pagën e muajit maj”- thuhet në përgjigjen e datës 30.04.2025.
Në listën e deputetëve të betuar janë edhe Albin Kurti dhe shumica e ministrave të tij ndonëse me ligj atyre nuk u lejohet të marrin pagën e deputetit dhe të ushtrojnë funksion qeveritar.
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15.04.2025, por deri tani është ndërprerë tetë herë në pamundësi për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Tentimi i radhës do të jetë më 01.05.2025, në ora 10:00.
Partia që doli e para në Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar gjashtë herë rresht deputeten Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit të Kosovës, por, ajo asnjëherë nuk mori më shumë se 57 vota.
Partitë që në legjislaturën e kaluar kanë qenë në opozitë kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun, për sa kohë që LVV insiston që ajo të zgjidhet kryeparlamentare.
Seancën për konstituimin e Kuvendit e drejton deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, në këtë rast Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rrëshqitje e dheu në rrugën Mavrovë-Dibër, apelohet për kujdes gjatë drejtimit të automjeteve

I lënduari në aksidentin në Prizren në gjendje të rëndë – po trajtohet në Mjekimin Intensiv Qendror

Shumë qytete në RMV për disa orë mbetën pa energji elektrike, MEPSO: Problemi u tejkalua, gjendja u normalizua për një kohë të shkurtër

Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovës

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

"Rrezik tensionesh etnike", BE kritikon aksionet në veri

Nëse e shihni këtë person lajmëroni menjëherë policinë

Sahatçiu përuron shkollën '42' në Tiranë, pas dështimit në Prishtinë - në përurim ishin Macroni dhe Rama

Vdes në QKUK pasagjerja e aksidentuar në Kllokot, arrestohet i dyshuari

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Bashkëpunëtorët e Vuçiqit përleshen me personat e sigurimit të kryeministrit serb Macut

Dëshmitare e një tragjedie, por jo e trajtuar si e tillë - shteti nuk ofron përkrahje psikologjike për viktimat

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Ylli i Barcelonës bie nga autobusi gjatë festimeve në rrugët e qytetit

Protestuesit në Bazel djegin flamuj izraelitë dhe amerikanë gjatë demonstratës së paligjshme kundër Eurovisionit

Pesë numra fanellash që Dean Huijsen mund t’i marrë në konsideratë te Real Madridi