LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Kuvendit të RMV-së më 9 janar do t’i kthehen punës

Deputetët e Kuvendit të RMV-së më 9 janar do t’i kthehen punës

Seanca e parë e re plenare në vitin 2024 është caktuar për 16 janar, informojnë nga Kuvendi. Në rendin e ditës janë disa pika me materiale të reja të mbërritura.

Tani për tani në këtë seancë të 138-të në rend dite janë Propozimi-ligji për plotësimin e Ligjit për Avokatin e Shtetit, Propozim-ligji për nëpunësit administrativë, Propozim-ligji për të punësuarit në sektorin publik, Propozim-ligji për zhvillim dhe aftësim profesional dhe trajnim të nëpunësve të administratës, Propozim-ligji për siguri të rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimit digjital, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim-ligji për peshkim dhe akuakulturë dhe Propozim-ligji për garanci të detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim shtesë të projektit për përmirësim dhe zhvillim të rrugëve, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Bankës Botërore dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, të gjitha me procedurë të shkurtuar.


Deputetët duhet t’i shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për drejtësinë të fëmijëve dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim të rrjedhave shtesë të mbeturinave, të dyja në lexim të parë, si dhe Kërkesën për interpretim autentik të nenit 62 të Ligjit për arsim të lartë, të parashtruar nga deputetja Fisnike Bekteshi Shaqiri.

Pas festave të fundvitit, siç është paralajmëruar, Kuvendi do ta nisë punën më 9 janar me seancë të rregullt koordinuese të kryetarit të Kuvendit me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve. Për më datën 9 janar është caktuar seanca e Komisionit Parlamentar për Vetëqeverisje Lokale, ndërsa më 11 janar seancë e Komisionit për Shëndetësi.

Seanca për Qeverinë teknike, siç deklaroi kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, i cili do të jetë edhe kryeministër i Qeverisë kalimtare, do të caktohet për më 27 janar.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori