LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e Kosovës vizitojnë tri komunat e Luginës së Preshevës

Deputetët e Kosovës vizitojnë tri komunat e Luginës së Preshevës

Një grup i deputetëve të Kosovës janë duke vizituar tri komunat shqiptare në Luginë të Preshevës (Medvegjë, Bujanoc, Preshevë).

Kjo vizitë është duke u bërë me qëllim për t’u njohur nga afër me zhvillimet dhe kushtet e tyre në administratë, të pushtetit lokal, të mediave, zhvillimit të arsimit, njohjen e diplomave, furnizimin me literaturë dhe libra për nxënës të shkollave atje, etj.


Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi në një postim në Facebook ka treguar se janë takuar me personelin e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, në Tupallë të Medvegjës.

“Takim me personelin e shkollës Zenel Hajdini në Tupalë të Medvegjës, në kuadër të vizitës në Luginë e Preshevës”, ka shkruar në Facebook, Abrashi.

Ndryshe, delegacioni i përbërë nga tetë deputetë të Kuvendit të Kosovës do të qëndroj për dy ditë radhazi në tre komunat e banuara me shqiptarë në Serbi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori