LAJMI I FUNDIT:

Deputetët britanikë i drejtohen Bidenit: Hiqni dorë nga ekstradimi i Assanget

Deputetët britanikë i drejtohen Bidenit: Hiqni dorë nga ekstradimi i Assanget

Një grup anëtarësh të parlamentit britanik i shkruajnë presidentit amerikan, Joseph Biden dhe i kërkuan administratës së tij të heqë dorë nga përpjekja për ekstradimin e themeluesit të “Wikileaks”, Julian Assange.

Një letër e hapur për Bidenin, i cili është në Britani për shkak të samitit të G7, thotë se heqja dorë nga persekutimi i Assange do të jetë një “thirrje e qartë për liri”.


Assange është në burgun “Belmarsh” në Londër, ndërsa Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta ekstradojnë j për shkak të aktiviteteve të “Wikileaks”.

“Për fat të keq, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po vazhdon me këtë rast, prandaj Assange është në burgun Belmarsh me siguri maksimale për të tretin vit me radhë”, deklarojnë deputetët.

Letra vëren se çështja kundër Assange dobëson të drejtën për të botuar informacione të rëndësishme që janë të papërshtatshme për autoritetet, por kjo vlerë është e një rëndësie thelbësore për një shoqëri të lirë dhe të hapur.

Sipas deputetëve, çështja kundër Assange gjithashtu minon besimin e publikut në sistemin ligjor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori