LAJMI I FUNDIT:

Deputetë dërguan mesazh: Referendumi është mjeti më i fuqishëm demokratik, dilni të votoni

Deputetë dërguan mesazh: Referendumi është mjeti më i fuqishëm demokratik, dilni të votoni

Referendumi është vlera më e lartë dhe më i fuqishëm i demokracisë që e kanë qytetarët. Për këtë shkak më 30 shtator msovikisht të dalin në votime dhe ta thonë qëndrimin e tyre se si duhet të lëvizë Maqedonia, thanë sonte Ivana Tuferxhiq, Bojan Petreski dhe Xhavad ademi i koalicionit “Për Maqedonie evropiane” në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të demokracisë – 15 shtator.

“Kemi mundësi historike që më 30 shtator secili nga ne të ndajë 30 minuta që ta bëjë Maqedoninë anëtaren e 30-të të aleancës më të fuqishme mbrojtëse NATO”, tha deputeti Xhevat Ademi nga BDI-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shtoi se në referendum qytetarët pa dallim të përkatësisë partiake, kombëtare, religjioze kanë mundësi të jenë pjesë e historisë.

“Maqedonia asnjëherë nuk ka qenë më afër në arritjen e idealeve të shumë gjeneratave para neve. Neve na ra mundësia historike që të jemi pjesë e arritjes së idealit”, tha Ademi.

Kolegja e tij Tuferxhiq thotë se referendumi është mjeti më i madh dhe më u fuqishëm në demokraci ku qytetari vendos.

“Vendimi i sjellë në referendum dhe vota e treguar në referendum janë final. Këtë herë vendimi ynë është se në cilin drejton do të shkojë Republika e Maqedonisë – në drejtimin e prosperitetit në ardhmëri apo në rrugën e izolimit”, tha deputetja.

Deputeti Bojan Petreski theksoi se si rini jemi pranë sfidës historike, sepse siç tha ai, Maqedonia është në udhëkryq.

“E kuptoj referendumin si dilemë se a do të sigurojmë ardhmëri për gjeneratën tonë në shoqëri të demokracitë më të mëdha evropiane dhe botërore apo do të mbetemi të izoluar”, tha Petreski duke ju bërë thirrje rinisë të votojnë dhe mos e bëjnë gabimin që e kanë bërë të rinjtë e Britanisë së Madhe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori