Depresionin nga pikëllimi i zakonshëm e dallon ndjenja e fajit dhe vetakuzimit, prandaj njerëzit të cilët më shpesh e fajësojnë veten për ngjarjet e jetës janë më të prirë për depresion, sepse truri reagon ndryshe.

Njerëzit që shpesh e fajësojnë veten për situatat dhe problemet e jetës shumë më shpesh bëhen depresivë, ka vërtetuar studimi i Universitetit Manchester

Shkencëtarët me ndihmën e incizimeve të rezonancës magnetike të trurit kanë dëshmuar që pjesët e caktuara të trurit të të sëmurëve nga depresioni reagojnë ndryshe se sa tek njerëzit e zakonshëm, transmeton Telegrafi.

Me këtë kanë vërtetuar tezën e psikoanalistit, Sigmund Freud, i cili ka thënë që depresionin nga pikëllimi i zakonshëm e dallon ndjenja e fortë e vetakuzimit dhe fajit.

Madje, edhe pasi që simptomat e depresionit largohen, lobi i përkohshëm i të sëmurëve nga ai ka mekanizëm të ndryshëm të reagimit ndaj të menduarit për fajin; kanë shpjeguar shkencëtarët.

Ata në eksperiment kanë vëzhguar trurin e njerëzve, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë depresivë, si dhe të atyre të cilët qysh një vit kanë qenë të sëmurë nga depresioni dhe tani janë në remision.

“Është interesante që truri i njerëzve te prirë për depresion reagon ndryshe në situatat në të cilat e fajësojnë veten për diçka dhe jo nëse janë të zemëruar në të tjerët.

Kjo shpreh joracionalitetin e tyre në vlerësimin e situatës dhe kanë kritere shumë më të forta për vete se sa për tjerët, për ç’arsye si pasojë ndihen me faj edhe për gjërat dhe ndodhitë të cilat nuk i kanë shkaktuar”, ka thënë dr. Roland Zahn, udhëheqës i studimit. /Telegrafi/