LAJMI I FUNDIT:

Depresioni i fshehur në buzëqeshje – kur njerëzit paraqiten të lumtur para se të bëjnë vetëvrasje

Depresioni i fshehur në buzëqeshje – kur njerëzit paraqiten të lumtur para se të bëjnë vetëvrasje

Nëse kërkoni në rrjete sociale me hashtagun #faceofdepression, do të shihni qindra fotografi të njerëzve të buzëqeshur e të lumtur, por që faktikisht vuajnë nga depresioni.

Ndonjëherë këto fotografi postohen nga vet personat, e shpeshherë nga të afërmit dhe miqtë e tyre që duan t’ju ndihmojnë atyre dhe t’i tregojnë botës për këtë problem, transmeton Telegrafi.


Fatkeqësisht  shumë prej këtyre fotografive postohen shumë vonë – pasi që njerëzit e buzëqeshur në fotografi ndodh të bëjnë vetëvrasje.

Bright Side ka treguar se çfarë është depresioni i fshehur në buzëqeshje, si mund ta vëreni atë te një person që e njihni dhe, më e rëndësishmja, si mund t’u ndihmoni personave që vuajnë nga ky problem.

Çfarë është depresioni i fshehur në buzëqeshje dhe pse mund të jetë i rrezikshëm

“Kjo fotografi është bërë disa ditë para se burri im të bënte vetëvrasje. Mendimet vetëvrasëse kanë qenë aty, por asnjëherë nuk do ta dinit këtë”.

Të pasurit depresion të tillë nënkupton se jeni duke provuar të paraqiteni të lumtur e të gëzuar para tjerëve, ndërkaq jeni duke vuajtur përbrenda.

Njerëzit që vuajnë nga ky depresion nuk duket se janë duke vuajtur, andaj edhe miqtë dhe familjarët e tyre nuk dyshojnë se ka ndonjë problem.

Njerëzit me depresion të fshehur në buzëqeshje shpeshherë kanë jetë aktive sociale, kanë familje, miq, puna, duken të suksesshëm e të lumtur, por që asnjëherë nuk do ta dinit se çfarë fshihet prapa fasadës së lumtur.

Pjesa më e keqe e këtij problemi është se ekziston një lidhje mes depresionit të fshehur në buzëqeshje dhe mendimeve vetëvrasëse. Këta njerëz mund të duken si energjikë dhe entuziastë në sipërfaqe, por prapa dyerve të mbyllura ndihen të pavlefshëm dhe të dëshpëruar.

Pasi vokalisti i grupit “Linkin Park”, Chester Bennington, kishte bërë vetëvrasje, gruaja e tij Talinda kishte shpërndarë një fotografi të tijën disa ditë para vetëvrasjes. Chester në fotografi shihet i lumtur dhe duke u argëtuar me familjen, por askush nuk e dinte se në atë periudhë ai tërë kohën kishte mendime për të bërë vetëvrasje.

“Fotoja ime e fundit me nënën gjatë darkës. Ajo kishte kryer vetëvrasje një muaj më vonë, pak para ditëlindjes sime të 21’të”.

Ndonëse ky depresion fshihet prapa maskës së lumturisë, ka disa mënyra se si mund ta detektoni atë te një person që e keni të afërm. Shenjat më të zakonshme të këtij depresioni janë:

– Zvogëlim të interesimit në hobit dhe aktivitetet që personi i ka preferuar
– Ndryshime në peshë dhe apetit
– Lodhje dhe humbje të përqendrimit
– Pagjumësi
– Mendimet për situata negative
– Lumturi e ‘detyruar’ dhe jo natyrale

Si mund ta ndihmoni dikë që vuan nga depresioni i fshehur në buzëqeshje

“Shoku im i ngushtë një javë para se të kryente vetëvrasje”.

• Ndihmojeni ta kuptoj se ka problem. Shumë njerëz nuk duan ta pranojnë se janë në depresion sepse frikësohen se do të duken të dobët. Bëjuani me dije se i doni dhe i mbështetni.

• Bëhuni dëgjues i mirë. Kjo nënkupton se duhet ta dëgjoni vazhdimisht personin që doni ta ndihmoni, t’ia bëni me dije se dëshironi ta dëgjoni dhe ta kuptoni atë çfarë thotë. Mos thoni se çdo gjë do të rregullohet. Mundohuni që së bashku t’i mendoni hapat e ardhshëm që do t’i ndërmerrni për ta zgjidhur këtë situatë.

• Ndihmojeni ta rritë vetëbesimin. Disa ekspertë thonë se vetëbesimi është “sistemi emocional i imunitetit” dhe se kur thyhet, ne fillojmë të ndihemi pa disponim dhe në depresion. Provoni ta ndihmoni shokun/shoqen apo të afërmin ta gjejë një aktivitet domethënës apo projekt, e që mund ta ndihmojë të ndihet prapë produktiv dhe i suksesshëm.

Një nga fotot e fundit të Robin Williams që ishte shkrepur para se të bënte vetëvrasje në vitin 2014

• Kushtoni më shumë vëmendje njerëzve që i doni. Një mesazh apo 2 në javë që ia dërgojmë njëri-tjetrit na duket se mjaftojnë për ritmin modern të jetës, por nuk mjaftojnë. Telefononi miqtë dhe familjen kurdo që ju vijnë në mendje, pyetni se çfarë po bëjnë dhe bisedoni në detaje.

• Ndihmoni të “sillen normal”. Provoni ta inkurajoni personin që vuan nga ky depresion që t’i bëjë të gjitha gjërat që një person i “shëndetshëm” do t’i bënte. Sugjeroni që disa gjëra t’i bëni bashkë. Kjo mund të jetë shopping-u, shkuarja në kinema apo vrapimi në mëngjes.

“Fotoja e fundit me motrën time – një muaj para se të kryente vetëvrasje”

• Sugjerojini që t’i përmbahet një diete të shëndetshme dhe të merret me sport. Njerëzit me depresion e kanë të vështirë të shkojnë në palestër, por ushtrimet fizike në shtëpi janë të përshtatshme për ta. Ekspertët besojnë se disa lloje të depresionit mund të shkaktohen nga mungesa e elementeve të caktuara në trup (siç është serotonina apo vitamina D) dhe kjo mungesë mund të rregullohet me ndihmën e një diete të shëndetshme.

• Sugjeroni terapi apo trajtim mjekësor. Mund të jetë shumë e vështirë që të thyhet cikli i depresionit vetvetiu. Terapisti mund t’i ndihmojë personit që ta luftojë depresionin më shpejt dhe me më efikasitet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori