LAJMI I FUNDIT:

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës, që po mundon banorët me kundërmim të rëndë (Foto)

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës, që po mundon banorët me kundërmim të rëndë (Foto)

Banorët e lagjes Taphone që ndodhet në qendër të qytetit të Pejës, për çdo verë kanë telashe me kundërmimin e rëndë, që vjen nga një deponi mbeturinash afër shtëpive të tyre.

Ky vend që ndodhet afër qendrës së veterinës dhe ish-tregut të gjelbër, është i mbushur me plehra të ndryshme që hedhin banorët, e deri te mbetjet e hedhura nga punëtoritë që merren me përpunimin e ushqimit.


Sipas banorëve, kjo deponi që gjendet buzë rrjedhës së Drinit të Bardhë, është pastruar një herë por sërish është mbushur me mbeturina të shumta, transmeton Telegrafi.

Madje, ky vend në rrugën ‘Fatmir Uka’ është bërë strehë e shumë minjve dhe kafshëve tjera të vogla, që e shfrytëzojnë për ushqim.

“Nuk mund t’i hapim dritaret dhe kemi harruar kur kemi dalë në oborr. Është nxehtë, por duhet të mbyllemi brenda, sepse nuk mund të durohet kjo erë”, ka thënë një banore e lagjes në kushte anonimiteti.

“Po kemi frikë se mund të na kapë ndonjë sëmundje. Po kujdesemi që fëmijët të mos hyjnë në këtë vend, sepse mund të infektohen keq”, ka shtuar qytetarja e shqetësuar.

Gjithnjë sipas banorëve, në këtë vend zbrazen traktorë të shumtë me mbeturina që më pas po bëhen të padurueshme për qytetarët. /Telegrafi/

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës qe po mundon banoret me kundermim te rende foto 2

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës qe po mundon banoret me kundermim te rende foto 3

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës qe po mundon banoret me kundermim te rende foto 4

Deponia e mbeturinave në qendër të Pejës qe po mundon banoret me kundermim te rende foto 5

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori