LAJMI I FUNDIT:

Deponi ilegale vetëm 3 km nga qendra e Shkupit (Video)

Deponi ilegale vetëm 3 km nga qendra e Shkupit (Video)

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev zotohet se së shpejti do të pastrojë deponinë prapa sallës Boris Trajkovski e cila eksiton prej më shumë së gjysmë shekulli në këtë vend, e që u aktualizua pas djegies së disa ditëve më parë. Kreu i Karposhit u bëri thirrje edhe qytetarëve që të marrin pjesë në një aksion ekologjik, i cili do të filloj këtë të shtunë, duke u zhvilluar përgjatë bregut të Lumit Vardar.

“Të shtunën do të organizojmë një aksion për pastrimin e pjesës urbane të Karposhit. Pas përfundimit të këtij aksioni, do të fillojmë me një organizim në shkallë më të gjerë për të pastruar plehrat që janë grumbulluar këtu prej vitesh. Iu bëjmë thirrje ndërmarrjeve të Qytetit të Shkupit dhe institucioneve të tjera shtetërore që me makineritë e tyre dhe fuqinë punëtore të pastrojmë këtë deponi”, deklaroi Stefan Bogoev, kryetar i Komunës së Karposhit.


Nga Bashkia e Shkupit thonë se vet komunat e kanë për obligim t’i pastrojnë deponitë. Shilegov tha se deri më tani kanë pastruar 320 deponi të egra nëpër gjithë kryeqytetin.

“Nëse është e nevojshme do t’i thërrasim në ndihmë edhe kompanitë ndërtimore, të cilat funksionojnë në territorin e qytetit dhe të shtetit. Me përgjegjësinë sociale, të gjithë të ndihmojnë me makineri, me qëllim që së bashku edhe më Komunën e Karposhit atë hapësirë të shndërruar në deponi që nga viti 1963 pas tërmetit, ta mbyllim njëherë e mirë si çështje”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Bashkisë së Shkupit.

Një pjesë e tokës ku gjendet deponia pas Qendrës Sportive “Boris Trajkovski”, është në pronësi të shtetit , ndërsa pjesa tjetër me procesin e denacionalizimit është rikthyer në pronë private. Sipas planit ekzistues, i cili u anulua nga Gjykata Kushtetuese, ishte planifikuar të ndërtoheshin objekte për sport dhe rekreacion me lartësi deri në 6 kate. Pas çrrënjosjes së kësaj deponie e deri në urbanizimin e hapësirës me plan të ri, nga Komuna e Karposhit thonë se do ta mbrojnë me rrethoja të larta./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori