GIST Innovates the Balkans 2024 është programi më i ri për mbështetje të sektorit të TIK, Inovacionit dhe Bizneseve Startup në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, që vjen si nismë e Universitetit të Arizonës (SHBA) dhe Innovation Centre Kosovo (ICK) si partner udhëheqës për regjion. Financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, programi do të zbatohet përgjatë vitit 2024.
Programi “GIST Innovates the Balkans” i cili do të zbatohet në Kosovë, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje & Hercegovinë, përfshinë 10 javë trajnim dhe mentorim intenziv për zhvillimin e ideve dhe bizneseve, si dhe do të ofrojë burime, vegla dhe mbështetje profesionale nga stafi i Universitetit të Arizonës, biznese dhe mentorë tjerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktivitetet e programit për të gjitha vendet pjesëmarrëse nga Ballkanit Perëndimor, mbahen Prishtinë.
Përgjatë këtij programi, ekipet duhet të përmbyllin 40 intervista me klientët potencial në SHBA, të mbledhin të dhëna të vlefshme për produktin dhe qasjen në tregun Amerikan, ndërsa organizatorët do të ofrojnë trajnimet profesionale për finalistët, mentorim, dhe burime të shumta për rritjen e shkathtësive ndërmarrëse, me qëllim të plasimit të produkteve dhe shërbimeve në treg. GIST Innovates the Balkans do të lidh bizneset e rajonit me investitorët, mentorët dhe kompanitë Amerikane, si një ndër shërbimet më të çmueshme të programit.
Finalistët e këtij programi do të udhëtojnë në Arizona, SHBA, me qëllim të lidhjes me investitorë dhe biznese.
Datat që duhet ti dini:
-Aplikimi i hapur deri më 31 Mars 2024
-Periudha e trajnimeve dhe mentorimit – Verë 2024
-Takimet dhe Punëtoritë Virtuale – Vjeshtë 2024
-Pjesëmarrja në “Venture Devils Demo Days” në Universitetin e Arizonës – Dhjetor 2024.
Programi “GIST Innovates dhe Balkans” do ti përzgjedhë 12 ekipa (nga 2 anëtarë) pas vlerësimit të aplikacioneve. Për më shumë informata rreth programit, aplikimit dhe kritereve klikoni KËTU.
Dhjetor 2023. Bizneset nga Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut në Arizona – Devils Demo Days.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit