LAJMI I FUNDIT:

I dënuari për krime lufte në Kosovë, mban video-fjalim para nxënësve në Serbi

I dënuari për krime lufte në Kosovë, mban video-fjalim para nxënësve në Serbi

Iniciativa e Rinisë për të Drejtat e Njeriut në Serbi (YIHR Serbi) ka kërkuar sot nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik të këtij vendi që të përcaktojë përgjegjësinë e drejtoreshës së shkollës fillore “Gjura Jaksiq” në Kaç sepse ajo ka lejuar një të dënuar për krime lufte në Kosovë t’iu drejtohet nxënësve.

Nebojsha Pavkoviq ka mbajtur një fjalim para nxënësve duke folur rreth temës, “Koshare: Histori heronjsh”.


Gjatë luftës në Kosovë, Pavkoviq ka qenë komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave. Tribunali i Hagës e ka dënuar me 22 vjet burg në vitin 2014 për krime kundër njerëzimit ndaj shqiptarëve në Kosovë në vitin 1999.

Ai iu drejtua nxënësve përmes video-lidhjes nga Finlanda, ku po vuan dënimin me burg, raporton avaz.ba.

YIHR gjithashtu ka kërkuar shkarkimin edhe të kryetarit të Novi Sadit, Milan Gjuriq, i cili ka mbajtur një fjalim së bashku me të dënuarin për krime lufte

Në maj të vitit 2022, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale hodhi poshtë kërkesën e Pavkoviqit për lirim të parakohshëm për shkak të seriozitetit të krimeve të tij dhe mungesës së rehabilitimit. /Telegrafi/