LAJMI I FUNDIT:

Denoncime për kërcënime dhe blerje votash, të paktën dy kandidatë të përfshirë në Maqedoni

Denoncime për kërcënime dhe blerje votash, të paktën dy kandidatë të përfshirë në Maqedoni
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Kandidatët për kryetarë komune në Tetovë dhe Dellçevë janë kapur duke u ofruar ryshfet votuesve për të votuar në favor të tyre. Në Tetovë, ka ofruar pllaka bekatoni në këmbim të votave ndërsa kandidati për kryetar të Dellçevës në tregun e qytetit ka dhënë 3000 denarë për një votë në favor të tij. Përveç këtyre rasteve, pothuajse çdo prokurori ka hapur rast për parregullsi zgjedhore. Janë tre raste në Shkup – një rast është për persona të panjohur që kanë qëlluar gjatë një tubimi të një partie politike gjatë fushatës zgjedhore, dhe personat që kërcënuan një kandidat për këshilltar të Qytetit të Shkupit gjithashtu janë në kërkim. Do të përgjigjet edhe një votues që grisi fletët e votimit.

Prokuroria i numëron të gjitha lëndët që i kanë marrë prokurorët publik nëpër qytete, por në njoftimin voluminoz nuk ka asnjë fjalë për rastin e paraqitur në ambasadën e SHBA-ve nga një parti politike për grupe kriminale të armatosura që janë përgatitur për pengimin e zgjedhjeve. Për këtë rast dje prokuroria njoftoi se i verifikon informatat.

Pjesa më e madhe e rasteve janë formuar në Prokurorinë e Koçanit ku zhvillohen procedura për persona që kanë bërë agjitacion në vendvotime dhe për një bartëse e listës së këshilltarëve e cila ka lëvizur me makinë dhe ka ofruar blerje votash. Gjithashtu procedurë ka edhe për dy persona të cilët u janë kërcënuar qytetarëve me largim nga puna.

“Pas ngritjes së padive penale të ndara nga parti politike në të cilat thuhet se persona kanë ndikuar te votuesit si ta realizojnë të drejtën e tyre janë formuar katër lëndë kundër tetë të dyshuarve. Për të gjithë po zhvillohet procedurë në prokurorinë e Koçanës për veprën penale “Shkelje e lirisë në përcaktimin e votuesve”, thonë nga Prokuroria.

Këto lëndë për prishjen e procesit zgjedhor duhet të përfundojnë me procedurë të shpejtë, ndërsa dënimet janë gjoba apo burg me 5 vjet./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori