LAJMI I FUNDIT:

Dënohet pengimi i gazetarëve të Kanal Vis, nga komuna e Novo Sellës, që të raportojnë

Dënohet pengimi i gazetarëve të Kanal Vis, nga komuna e Novo Sellës, që të raportojnë

Këshilli për Etikë të Mediave në Maqedoni (KEMM) dënon pengimin e televizionit Kanal Vis për të përcjellur debatin publik të Këshillit të komunës së Novo Sellës, nga ana e kryekomunarit dhe këshillëtarët e komunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

KEMM-ja bën thirrje që të ndërmerren masat e duhura për ndriçimin e plotë të këtij rasti, posaçërisht kur bëhet fjalë për pengimin e gazetarit që të raportojë për tema të rëndësisë publike, siç është shpallja e një referendumi për xeherore.


KEMM deklaron se siguria e gazetarëve duhet të mos cenohet nga kërcënime dhe trysni, kurse shteti, në pajtim me Nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse dhe ndërmerr masa për të krijuar kushte për liri të mediave dhe të shprehjes.

Edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon ashpër sulmin verbal dhe sjelljen e pahijshme të kryetarit të komunës Novo Sellë, Bllazho Vellkov dhe këshilltarit të OBRM-PDUKM-së, Bozhin Jovanov, ndaj ekipit të TV “Vis” nga Strumica.

Kolegia Stojne Miteva dhe kameramani Kire Piliçev kanë qenë të ofenduar me fjalët më të pista dhe janë penguar që të raportojnë nga seanca e Këshillit të komunës Novo Sellë e cila u mbajt dje, e në të cilën duhej të debatohet mbi shpalljen e referendimit pro ose kundër punës së minierës “Illovica”.

SHGM vlerëson se është e palejueshme që një kryetar komune, në këtë rast Bllazho Velkov, të pengojë gazetarët në punët e tyre profesionale dhe pse bëhet fjalë për seancë të publike, ashtu siç duhet të jenë të gjitha seancat e një këshilli komunal.

Për të njëjtin rast, ka reaguar edhe Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele i dënon të gjitha format e trysnisë ndaj gazetarëve dhe punëtorëve medial dhe thërret që të respektohet dinjteti i profesionit të gazetarit dhe të profesionizmit medial./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Zbardhet vrasja e çiftit në Dropull, policia: Autori, bashkëfshatar i tyre

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Deputetja Krasniqi: Masat ndaj Kosovës u vendosën për shkak të qeverisë, drejtuesit e saj kanë mbetur të izoluar

Mirjeta Hajzeraj
Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Prishtinë, një shtetas i Shqipërisë hyn në dhomën e një hoteli dhe kryen vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori