Një gjykatë gjermane ka dënuar me dhjet vjet e gjysmë burgim që konsiderohet si udhëheqës i grupit të ISIS-it në Gjermani.

Ahmad Abdulaziz Abdullah Abdullah, i njohur gjithashtu si Abu Walaa, u dënua për drejtimin e një rrjeti xhihadist, ku ndihmoi të rinjtë të udhëtonin në Irak dhe Siri.

Gjykata në qytetin verior gjerman, Celle, tha se 37-vjeçari ka qenë anëtar i një organizate të huaj terroriste dhe “ka ndihmuar në përgatitjen e akteve të dhunshme dhe në financimin e terrorizmit”, raporton rel.

Gjermania dënon ish-agjentin e regjimit të Assadit Gjermania dënon ish-agjentin e regjimit të Assadit

Abdullah ka qenë imam në një xhami në qytetin Heidenheim që ka mbledhur besimtarë myslimanë nga gjithë Gjermania. Tre të bashkëpandehurve në gjyq iu dhanë dënime me burgim deri në tetë vjet.

Një gjykatë në Gjermani ka shpallur një burrë sirian fajtor si bashkëpunëtor në krimet kundër njerëzimit, në një fitore të parë historike për përpjekjet në të gjithë botën për të sjellë përgjegjësi ligjore për mizoritë e kryera në luftën e gjatë të Sirisë.

Eyad al-Gharib, një ish-kolonel 44-vjeçar në shërbimin e inteligjencës siriane, zbatoi urdhra në një nga burgjet famëkeqe të Bashar al-Assad. /Telegrafi/