Nuhi Mavrovqani, është dënuar sot me burgim të përjetshëm nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi kishte vrarë gruan e tij duke e goditur me një shufër, më 25 korrik në Kamenicë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
Ndërkaq, sipas një komunikate për media, thuhet se tragjedia ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes bashkëshortëve në shtëpinë e tyre.
“I akuzuari me datë 25.07.2020 rreth orës 12:00 minuta, në shtëpinë e tyre të përbashkët në fshatin Berivojcë, Komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare më parë dhe në ditën kritike, më dashje e ka privuar nga jeta anëtaren e familjes, bashkëshorten e tij tani të ndjerën S. M., në atë mënyrë që fillimisht janë fjalosur e më pas i pandehuri ka marr një shufër metalike – mjet të përshtatëm me gjatësi 73 cm, e godet fillimisht në parakrahun e dorës së majtë dhe më pas njëherë në anën e majtë të kokës e cila rrëzohet në dysheme, më pas i pandehuri vazhdon të godas me shufër metalike disa herë në kohë dhe në anën e djathtë të kokës, në fytyrë afër syrit , duke i shkaktuar plagë të hapura në kokë, thyerje në anën e majtë të kafkës, të cilat plagë kanë qenë vdekjeprurëse”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatë thuhet po ashtu se me këto veprime, i akuzuari ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.
“Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, në përbërje të kryetarit, Zyhdi Haziri dhe anëtarëve Ramiz Azizi dhe Naser Maliqi, pas dëgjimit të dëshmitarëve dhe shtjellimit të provave, ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarin N. M”, thuhet në komunikatë”
Tutje sipas komunikatës, kolegji i gjyqtarëve nuk ka gjet ndonjë rrethanë lehtësuese për të akuzuarin, por të gjitha rrethanat kanë qenë rënduese, duke marrë parasysh prezencën e fëmijëve në ditën kritike, gjendja e të ndjerës dhe fëmija i porsalindur (një muajsh), kanë dhënë arsye që dënimi të jetë kapital. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi