LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 1500 euro Ramë Vataj për mohim të punësimit në Universitetin “Ukshin Hoti”

Dënohet me 1500 euro Ramë Vataj për mohim të punësimit në Universitetin “Ukshin Hoti”

Gjykata Themelore në Prizren e ka dënuar ish-rektorin e Universitetit të Prizrenit, Ramë Vataj, për cenim të së drejtës së punësimit dhe papunësisë.

Gjykata ka ardhur në përfundim që Vataj ka kryer vepër penale duke ia mohuar një personi me inicialet V.M. të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs, ashtu siç parashihet me ligj.


Vataj është gjobitur me një shumë prej një mijë e 500 eurosh, teksa i dëmtuari është udhëzuar në kontest të rregullt civilo-juridik.

“Nga data 30 shtator 2017, e deri në tetor të vitit 2018, në Universitetin ‘Ukshin Hoti; në Prizren, duke vepruar në cilësi të Rektorit të Universitetit, ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, në atë mënyrë që vendimin e Sektorit të Inspekcionit të Arsimit në Prizren të datës 14.09.2017, pasi që i njëjti vendim me datën 30.09.2017 behët i plotfuqishëm, i pandehuri si udhëheqës kryesor i institucionit nuk e zbaton, e përmes të cilit urdhërohej Universiteti që: “të rishqyrtoj konkursin e datës 01.08.2016 me nr. të protokollit 01-236 për lëndët si në vendim; të themeloj komision recensues me kompetencë profesionale dhe kredibile në fushat specifike të publikuara në konkurs, të garantoj respektimin e akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, të trajtoj barabartë të gjithë pjesëmarrësit në konkurs si dhe Universiteti të përzgjedh komision recensues të veçantë për çdo fushë.”, vendim i cili në mënyrë të plotë nuk është zbatuar nga i pandehuri R.V., me çka të dëmtuarit V.M., ia ka mohuar apo kufizuar të drejtën në punësim në kushte të njëjta me personat tjerë pjesëmarrës në konkurs”, thuhet në njoftim.

“Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori