LAJMI I FUNDIT:

Denis Gafuri e dhuron falas për shkarkim librin “Suksesi në shitje”

Denis Gafuri e dhuron falas për shkarkim librin “Suksesi në shitje”

Në mënyrë që të shpërqendroheni nga preokupimi i Coronavirusit – virus i cili vetëm ju ngarkon dhe shkakton frikë e ankth, trajneri i shitjes, Denis Gafuri, ka vendosur ta dhuron librin e tij “Suksesi në shitje” falas.

Këtë libër ju mund ta shkarkoni në formë digjitale (PDF) duke klikuar KËTU.

Ky libër është rezultat i punës së tij mbi 25-vjeçare në botën e biznesit dhe të shitjes dhe është përmbledhje praktikash personale, e literaturës së lexuar dhe seminareve që autori i ka ndjekur.

Pra duke e lexuar këtë libër falas ju mund të mësoni shumë gjëra të rëndësishme të cilat mund t’i përdorni tani – si në raporte kolegiale, njashtu edhe në ato familjare.